Bullgaria sërish në zgjedhje, dështojnë përpjekjet për të formuar një qeveri koalicioni
Në 11 korrik qytetarët e Bullgarisë do t’u drejtohen sërish kutive të votimit, pasi politikanët në vend dështuan për të tretën herë të formonin një qeveri pas zgjedhjeve të zhvilluara në 4 prill.
“Bullgarisë i duhet një alternativë politike me vullnet të fortë, të cilën parlamenti aktual nuk arriti ta prodhonte”, u shpreh presidenti Radev në një komunikim për publikun.
“Javën tjetër unë do të shpërndaj parlamentin dhe do të caktoj një qeveri të përkohshme. Në këtë situatë, zgjedhjet pritet të mbahen më 11 korrik”, theksoi kreu i shtetit.
Kryeministri Bojko Borisov nuk arriti të formonte një koalicion të ri.
Në zgjedhjet e 4 prillit mes zemërimit të qytetarëve ndaj korrupsionit të përhapur në vendin më të varfër të Bashkimit Evropian u pa një rënie e mbështetjes për partinë Gerb të Borisov, ndonëse ajo mbeti grupi më i madh në parlament.
Pasi Borissov dështoi të formonte koalicionin, të njëjtën gjë nuk arritën ta bënin partia e re e udhëhequr nga drejtuesi televiziv, Trifonov dhe as partia e tretë më e madhe, socialistët, të cilët braktisën përpjekjet e tyre një ditë më parë.
Sa i përket qeverisë teknike deri në mbajtjen e zgjedhjeve presidenti Radev tha se ai planifikoi të caktojë ekspertë në Kabinetin e përkohshëm, por nuk zbuloi emrin se kush mund te jete kryeministër.
Kabineti pritet të përfshijë anëtarë të Partisë Socialiste, e cila tashmë ka thënë se do të mbështesë Radev në kandidaturën e tij për rizgjedhje në vjeshtë.
Burime për agjencinë Reuters bëjnë me dije se Denitsa Zlateva, nga radhët e socialistëve që shërbeu si zëvendëskryeministre e ngarkuar me përgatitjet e Bullgarisë për presidencën e BE ne 2018 po konsiderohet për postin e ministrit të Jashtëm.
Pasiguria e zgjatur politike nuk ka gjasa të dëmtojë politikat e kujdesshme fiskale të Bullgarisë dhe angazhimin e saj për miratimin e monedhës euro, për shkak të një konsensusi të gjerë politik në Sofje për këto çështje.
Lexoni gjithashtu:
Bullgaria në zgjedhje, partia e Borissov në avantazh, pavarësisht akuzave për korrupsion
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta