Buxheti 2021, eksperti i ekonomisë: E pamundur të realizohet, pas zgjedhjeve do të ketë ndryshime

16 Nëntor 2020 | 08:41

Eksperti i ekonomisë dhe dekani i Fakultetit Ekonomik  Universitetin Luarasi, Mateo Spaho është shprehur për Good Morning Albanians se buxheti i vitit 2021 është një buxhet ëndërrimtar dhe e pamundur që të realizohet.

“Unë do të thosha një buxhet ëndërrimtar, është shumë pranë zeros, është përtej optimizmit, është e pamundur.

Kjo sepse të planifikosh pas një vit krize që të mbledhësh 30 ose 40 mld lekë më shumë të reja, është shumë optimiste dhe është një gjë pak e vështirë, se kemi edhe një fushatë elektorale përpara. Kjo do të bëhej nëse vendi do të kishte një rritje 7 deri në 8%.

Covid po vijon dhe me çfarë presim edhe pranvera e ardhshme do të jetë problematike”, u shpreh ai.

Eksperti theksoi se duke qenë në kohë pandemie, rritja e ekonomike vitin tjetër do të jetë më e ulët.

“Kam frikë se rritja e ekonomike vitin tjetër do të jetë më e ulët dhe nuk e dimë sesa do të vijojë kjo virozë.

Pasoja në ekonomi që kjo përmban edhe shifra 5% është mjaft optimiste. Duke marrë parasysh që të ardhurat nuk do të realizohen dhe që shpenzimet kanë më shumë siguri të realizohen, deficiti dhe borxhi publik do të rriten shumë më shumë”, u shpreh ai.

 “Kam përshtypjen se pas zgjedhjeve të 25 prillit do të kemi ndryshime në zvogëlimin e shpenzimeve dhe rishikimin e të ardhurave dhe premtimet elektorale nuk do të mbahen nga qeveria”, theksoi Spaho.

“Realizimi i veprave publike, si rritja e numrit të koncesioneve e bën të vështirë që buxheti i shtetit t’i paguajë ato”, përfundoi ai.

Lexoni gjithashtu: 

Nesër miratohet buxheti, shtohen paratë për shëndetësinë, fonde edhe për naftëtarët

Miratimi në parim i buxhetit 2021, PD: Gënjeshtër e madhe elektorale, s’ka rritje pagash reale

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026