Buxheti 2021, Milva Ekonomi: Nuk është elektoral, do të japë impakt në ekonomi

17 Nëntor 2020 | 08:51

Në një intervistë për Euronews Albania, Milva Ekonomi, kryetare e Komisionit të Ekonomisë tregoi se miratimi i këtij buxheti shihet me një sy optimist mbi të gjitha sepse është i përqendruar dhe i jep një vëmendje të veçantë shëndetësisë.

“Ky buxhet kërkon t’i japi përgjigje rasteve dhe situatave emergjente që po kalon vendi,” – u shpreh Ekonomi.

Ajo sqaroi se të gjithë ata që do të marrin mjekim për COVID-19 që nga 1 dhjetori do të rimbursohen dhe kjo gjë do të sqarohet nga mjeku i familjes.

Pyetur nga gazetarja Mulaj nëse ky është thjesht buxhet elektoral, siç e kanë komentuar një pjesë e madhe apo një buxhet që do të rishihet shumë shpejt kur marrim parasysh paqëndrueshmërinë që sjell situata nga pandemia, Ekonomi theksoi se ky buxhet është optimist sepse i jep rëndësi jo vetëm shëndetësisë por dhe sektorëve shumë të rëndësishëm si bujqësia.

Së fundmi kryetarja e Komisionit të Ekonomisë tha se ky projektbuxhet përveç vitit elektoral do të ketë impakt në ekonomi dhe do i japë përgjigje pandemisë teksa përmendi se ndihma ekonomike është një instrument që nuk lidhet me vitin elektoral sepse siç tha dhe znj. Ekonomi ndihma u dha menjëherë pas përhapjes së COVID-19.

Milva Ekonomi lajmëroi se kjo masë do të zgjasë gjatë gjithë vitit.  

 

Lexoni gjithashtu: 

Neritan Sejamini analizon buxhetin 2021: Qeveria parashikon rritje të ardhurash në kohë krize

84 vota pro, Kuvendi miraton buxhetin e vitit 2021

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026