Buxheti 2021, qeveria parashikon investimet më të larta, lë pushtetin lokal në mëshirë të krizës
Për vitin 2021, qeveria Rama ka parashikuar buxhetin më të madh të investimeve në gjithë historinë e vendit: rreth një miliardë euro investime kapitale.
Në emisionin ‘Me pak fjalë’, në Euronews, të martën u bë një analizë e buxhetit 2021.

Siç dallohet dhe në grafik, qeveria parashikon të bëjë:
Rreth 67 miliardë lekë ose 540 milionë euro investime për infrastrukturën kombëtare,
Rreth 28 miliardë lekë ose 226 milionë euro investime për procesin e Rindërtimit,
Rreth 15 miliardë lekë ose 111 milionë euro investime për infrastrukturën rajonale e rurale,
Rreth 6 miliardë lekë ose 51 milionë euro investime për bujqësinë.
Një pjesë tjetër e konsiderueshme e buxhetit do të shkojë për pagesat vjetore për koncesionet, siç tregohet në grafikun e mëposhtëm.

Siç kemi shkruar më parë, me shumë gjasa pjesa më e madhe e këtyre investimeve nuk do të mund të realizohet.
Ajo që bie në sy është se buxheti 2021 nuk parashikon rritje të investimeve për pushtetin lokal.
Njësoj si vitin e kaluar, buxheti për bashkitë ka mbetur në vlerën e rreth 28 miliardë lekëve.
Prit që me përjashtimin e një grupi sipërmarrjesh që përjashtohen nga tatimi mbi fitimin e më humbje të tjera të ardhurash për shkak të pandemisë, viti 2021 të jëtë një vit i vështirë për pushtetin lokal.
Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti
Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC
Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit