Buxheti 7-vjeçar i BE-së: gazetarja Shuka: Më i madhi në historinë e Bashkimit Europian
Gazetarja e Deutsche Welle (DW), Anila Shuka, tha për Euronews Albania se që në momentin e parë të marrjes së kryesisë Angela Merkel është pro çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Për çeljen e konferencës së parë ndërqeveritare dihet se Shqipëria duhet të plotësojë kushtet të cilat nuk i ka plotësuar akoma dhe ky ishte dhe shkaku se përse nuk u arrit që të miratohej kuadri negociues,” – tha Shuka.
Gazetarja e DË tregoi se Gjermania e ka mbështetur propozimin e sekretariatit të BE-së për ta ndarë Shqipërinë nga Maqedonia, meqenëse Maqedoninë po e bllokon Bullgaria aktualisht.
Ajo theksoi se ka qenë e vështirë të ndërhyet në bindjet e shteteve edhe për shkak të situatës së krijuar nga pandemia.
“Borisovi vendosi ta bllokojë Maqedoninë dhe kancelarja gjermane ndoshta mund të kishte pasur mundësi për shembull, në procesin e Berlinit, nëse do të shkonte në Sofje të fliste dhe të diskutonte me të dhe t’ia kthente mendjen Borisovit por ishte e vështirë të arrihej një kompromis i tillë për shkak të pandemisë,” – tregoi gazetarja Shuka.
Sa i takon fjalimit emocional të Merkel në Bundestag, gazetarja sqaroi se lidhet me faktin se as Merkel dhe askush nuk po i vë fre infektimit të popullsisë nga COVID-19.
“Për fat të keq kancelarja nuk ka mundësi më të japë urdhra dhe ta vendosë ajo se si duhet që të zgjidhet çështja e pandemisë,” – shtoi Shuka teksa theksoi edhe njëherë që Merkel është treguar emocionale përballë pamundësisë për të bërë diçka konkrete për situatën.
Jo vetëm miratimi i planit të rimëkëmbjes por dhe buxheti 7 vjeçar është buxheti më i madh që ka parë ndonjëherë historia e Bashkimit Europian dhe ky kompromis është parë me sy kritik edhe në Gjermani, siç tregoi dhe gazetarja e DË.
“Jo të gjithë e shohin kritike, është tipike kompromis Merkelian,” – tha Anila Shuka për të treguar kësisoj dhe qëllimin e gruas më të fuqishme në botë që është të mbajë Bashkimin Europian të Bashkuar.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta