Buxheti i Kosovës në pikëpyetje, PDK cakton kushte në këmbim të votave
Të hënën pritet të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, ku do të hidhet në votim projektbuxheti për vitin 2021.
Thirrje për ta votuar ka bërë kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, i cili është shprehur se as zgjedhjet nuk mund të mbahen pa miratim e projektbuxhetit, pasi aty është parashikuar edhe buxheti për KQZ-në.
Partia Demokratike e Kosovës në opozitë ka deklaruar se ky projektbuxhet është më i dobëti i hartuar ndonjëherë, por është shprehur se do ta votojë, meqë kjo parti është kundër pushtetit e jo shtetit.
Megjithatë, për t’i dhënë votat, Partia Demokratike e Kosovës kërkon që disa kushte të saj të përfshihen në projektbuxhet.
Një prej tyre është që shuma prej 200 milionë euro e parashikuar për rimëkëmbje ekonomike, me të cilën ndihmohet biznesi për shkak të pandemisë, të shtohet edhe me 200 milionë të tjera, por të cilat të përfshihen në projektbuxhet.
Kurse kushti tjetër është që të parashikohet përmirësim i situatës ekonomike të punëtorëve të arsimit, policisë e shëndetësisë, që në thelb kanë edhe rritjen e pagave.
Kërkesa e fundit pason takimet që ditë më parë kishte ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, me drejtues të sindikatave përkatëse.
Seanca e së hënës është thirrur me nënshkrimin e 46 deputetëve të Kuvendit të Kosovës, e iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran