Buxheti kundër COVID, KE-vendeve të Eurozonës: Vijoni shpenzimet dhe kujdes borxhin
Qeveritë e Eurozonës duhet të vijojnë shpenzimet vitin e ardhshëm për të mbështetur rimëkëmbjen ekonomike nga goditja e marrë nga pandemia e COVID-19.
Kështu rekomandoi të mërkurën Komisioni Evropian, i cili bëri thirrje që vendet anëtare të sigurohen që stimujt financiarë shtesë të jenë të përkohshëm dhe të kenë objektiva të qartë.
Qeveritë e Eurozonës i dërguan Komisionit muajin e kaluar projekt/buxhetet për vitin 2021 për të verifikuar nëse janë në linjë me rregullat e BE-së.
Krahu ekzekutiv i Bashkimit Evropian deklaroi se disa nga shpenzimet e planifikuara nga Franca, Italia, Lituania dhe Sllovakia nuk ishin në përputhje me rregullat.
Komisioni paralajmëroi gjithashtu vendet si Belgjika, Greqia, Portugalia dhe Spanja se borxhi i tyre publik aktualisht është mjaft i lartë dhe mund të përkeqësohet gjatë pandemisë, ndaj duhet t’i kushtojnë vëmendje qëndrueshmërisë fiskale në terma afatmesëm.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta