Ç’do të ndodhë me Trump? Analistët: Presidenti, mbështetje nga republikanët dhe elektorati

7 Janar 2021 | 21:23

Donald Trump foli për një “masakër amerikane” në inaugurimin e tij 4 vjet më parë dhe kështu përfundoi presidenca e tij. Historia nuk ka mbaruar ende, por trazirat e verifikuara në Uashington bënë që të ngrihen pyetje të shumta mbi atë se çfarë planesh afatshkurtra e afatmesme ka presidenti.

“Trump dhe unë kemi një bashkëpunim të gjatë. Por, urrej që gjërat shkuan kështu. Nga këndvështrimi im, ai ka qenë një president kryelartë, por sot, gjëja e parë që mund të them është se mua nuk duhet të më llogarisë më. Mjaft është mjaft. Jam munduar të jem i dobishëm”, tha Lindsey Graham, senator republikan.

Ndërsa Thomas Gift, profesor i Shkencave Politike pranë Universitetit të Londrës, e mendon kështu:

“Ka pasur një sondazh nga ‘Yougov’ i publikuar këtë mëngjes, që tregonte se 45% e republikanëve, fuqishëm apo jo, aprovonin bastisjen e godinës së Capitol Hill. Ky është segmenti i së djathtës amerikane që mbështet Trump, që pranon deklaratat e tij të pabaza për zgjedhje të manipuluara dhe dhe që është tej mase aktiv. Është gjithashtu segmenti tjetër, ku shumë republikanë kanë frikë të bëjnë armiqësi me të dhe është një segment i popullsisë që mund të vijojë t’i mbështesë ambiciet politike të Trump edhe pasi ai të lërë detyrën”, tha ai.

Pasi Kongresi konfirmoi Joe Biden dhe Kamala Harris si presidentin dhe zëvendës presidenten e ardhshme të Shteteve të Bashkuara, Trump u zotua për një tranzicion të rregullt të pushtetit më 20 janar, edhe pse ende nuk e njeh humbjen dhe vijon të sfidojë rezultatin e zgjedhjeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026