Carney: Lidhjet e forta ekonomike të Kanadasë me SHBA-në janë dobësi që duhen korrigjuar

20 Prill 2026 | 15:37

Lidhjet e forta ekonomike të Kanadasë me Shtetet e Bashkuara dikur ishin një pikë e fortë, por tani janë një dobësi që duhet korrigjuar, paralajmëroi kryeministri i vendit, Mark Carney.

Carney foli rreth përpjekjeve të qeverisë së tij për të forcuar ekonominë kanadeze duke tërhequr investime të reja dhe duke nënshkruar marrëveshje tregtare me vende të tjera.

“Bota është më e rrezikshme dhe e përçarë. SHBA-të kanë ndryshuar rrënjësisht qasjen e tyre ndaj tregtisë, duke rritur tarifat e tyre në nivele që janë parë për herë të fundit gjatë Depresionit të Madh.”

“Shumë nga pikat tona të forta të mëparshme, bazuar në lidhjet tona të ngushta me Amerikën, janë bërë dobësi. Dobësi që duhet t’i korrigjojmë” shtoi ai.

Carney tha se tarifat e vendosura nga Donald Trump kishin ndikuar te punëtorët në industritë e automobilave dhe çelikut. Ai shtoi se bizneset po i pengonin investimet të frenuara nga pasiguria që i ka mbërthyer të gjithëve.

Shumë kanadezë janë zemëruar gjithashtu nga komentet e Trump, të cilat sugjerojnë që Kanadaja të bëhet shteti i 51-të.

Carney tha se planifikonte t’u jepte kanadezëve përditësime të rregullta mbi përpjekjet e qeverisë së tij për t’u diversifikuar nga SHBA-ja.

“Siguria nuk mund të arrihet duke injoruar të dukshmen ose duke minimizuar kërcënimet shumë reale me të cilat përballemi ne kanadezët”, tha ai. “Ju premtoj se kurrë nuk do t’i lyej sfidat tona me sheqer”.

Nuk është hera e parë që Carney ka folur për një ndryshim në pushtetin botëror. Gjatë një fjalimi në janar në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, ai mori lëvdata të shumta për dënimin e shtrëngimit ekonomik nga fuqitë e mëdha kundër vendeve më të vogla.

Vërejtjet e tij shkaktuan një qortim nga Trump.

“Kanadaja jeton për shkak të Shteteve të Bashkuara”, tha Trump pas fjalimit. “Mbaje mend këtë, Mark, herën tjetër që do të bësh deklaratat e tua.”

Komentet e Carney-t erdhën disa ditë pasi siguroi një qeveri me shumicë pas fitoreve në zgjedhje të veçanta dhe ndërsa konservatorët e opozitës e shtyjnë atë të arrijë një marrëveshje tregtare me SHBA-në, e cila ishte ndër premtimet e tij në zgjedhjet e vitit të kaluar.

Një shqyrtim i versionit aktual të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut midis Kanadasë, SHBA-së dhe Meksikës është planifikuar për në korrik.

Në fjalimin e tij, Carney tha se donte të tërhiqte investime të reja në Kanada, të dyfishonte kapacitetin e energjisë së pastër dhe të zvogëlonte barrierat tregtare brenda vendit. Ai gjithashtu theksoi rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes të Kanadasë, uljen e taksave dhe përpjekjet për ta bërë strehimin më të përballueshëm.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026