Celibashi: Marrëdhënia e partive politike me paratë, jo transparente
Ilirjan Celibashi, kryekomisioneri i KQZ-së, tha për emisionin “Me pak fjalë”, në Euronews Albania se i takon KQZ-së të mundësojë votimin për emigrantët shqiptarë.
“Politika si për mirë edhe për keq ka mbaruar punë me votën e emigrantëve. Kjo është vetëm në dorë të KQZ-së,” u shpreh ai.
Kryekomisioneri nuk dha siguri se emigrantët mund të votojnë në zgjedhjet e vitit 2021 jashtë territorit të Shqipërisë, por tha KQZ është duke “punuar 24/7 për këtë çështje dhe shumë të tjera”.
“Janë në diskutim të gjitha opsionet. Ne po diskutojmë se si do të bëhet regjistrimi, identifikimi, mënyra e votimit, llogaritja e rezultatit të zgjedhjeve”, shtoi Celibashi.
Gjatë intervistës, z. Celibashi pranoi ekzistencën e parave të pista në financimin e partive politike. Në emisionin “Me pak Fjalë’, të enjten në darkë, Celibashi u shpreh se:
“Nuk duhet të kemi iluzion që marrëdhënia parti politike-para do të jetë transparente. KQZ nuk verifikon dot se nga vijnë këto para dhe origjinën e tyre.
Unë nuk e besoj këtë që transparenca të jetë e plotë, por për mua e rëndësishme është të respektoheshin disa rregulla. Së paku paratë të vijnë nga biznesi i ndershëm dhe i ligjshëm. Paratë nuk duhet të vijnë nga bota e krimit.”
Ai tha se deri më sot KQZ nuk ka dërguar asnjë parti politike në prokurori për çështjen e financimit të paligjshëm.
Lexoni gjithashtu:
Celibashi: Në 2001 ndërkombëtarët ishin të ndarë për ”Dushkun”
Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti
Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC
Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit