Celibashi: Në 2001 ndërkombëtarët ishin të ndarë për ”Dushkun”
Në intervistën e tij të parë si kryekomisioner i KQZ-së, për Neritan Sejaminin në “Me pak Fjalë”, në Euronews Albania, foli për zgjedhjet e diskutueshme të vitit 2001.
Ai foli për fenomenin e famshëm të “Dushkut”, ku në Dushk të Lushnjës u ri-përsëritën zgjedhjet duke i dhënë fitoren PS-së.
Celibashi tha se dhe ndërkombëtarët ishin të ndarë për mënyrën se si duhej vepruar në zonën e Dushkut.
Pyetur se çfarë do të bënte ndryshe në të shkuarën e tij, Celibashi u shpreh:
“Çfarë do të bëja ndryshe?! Ripërsëritja e zgjedhjeve në zonën e Dushkut.
Sot nuk do të rekomandoja ribërjen e votave si në zonën e Dushkut në 2001. Në kuptimin e respektimit të ligjit ,ai ishte vendimi që duhet të merrja. Ligji të detyronte t’i përsërisje zgjedhjet në të gjitha zonat.
Edhe komuniteti ndërkombëtar që e mbështeste KQZ-në, ishte i ndarë. Një grup e mbështeti këtë vendim, sepse ishte në respektim të ligjit. Ishte edhe një grup tjetër që thoshin se janë disa principe që duhet të mbahen në vëmendje dhe nëse e përsërit në mënyrë të anshme deformon rezultatin e zgjedhjeve.”
Celibashi tha se “në zgjedhjet e 2001 askush nuk pati dyshime, përfshirë edhe ndërkombëtarët për fitoren.”
“Ata vinin në dyshim madhësinë e fitores. Ata rekomanduan që presidentit të ishte një zgjedhje politike. Por nuk pati asnjë dyshim për legjitimitetin e atyre zgjedhjeve. Edhe pse përfaqësia ndërkombëtare ishin e ndarë, ishte një e vërtetë absolute nuk ishte veprim i qëllimshëm, as politik dhe as makinacion administrativ. PS dhe aleatët e shfrytëzuan këtë vendim,” u shpreh ai.
Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti
Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC
Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë
- 16:06 Trump: Irani i ka informuar SHBA-të se nuk do të sulmojë anijet në Ngushticën e Hormuzit
- 15:43 Përkeqësimi i ekonomisë, biznesi u rrit vetëm me 1.1% në vitin 2025
- 15:37 Prodhimi bujqësor arrin në 9,7 milionë tonë, shtohen perimet, bien drithërat dhe frutat
- 15:37 Vila legjendare e Berlusconit në Sardenjë blihet për 350 milionë euro nga dinastia Al Thani (FOTO)
- 15:27 SHBA konfiskon mbi 300 dronë gjatë Kupës së Botës, shkelën hapësirën ajrore të kufizuar
- 15:07 Rama flet për France 24: Faktorët e huaj nuk e duan investimin në Zvërnec