Ceremonia e 20 janarit, zv.presidenti Pence i pranishëm në betimin e Biden
Zv.presidenti i SHBA, Mike Pence pritet të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Joe Biden, gjatë ceremonisë së 20 janarit kur demokrati dhe zv.presidentja Kamala Harris do të marrin drejtimin e Shtëpisë së Bardhë për një mandat 4-vjeçar. Konfirmimi për mediat e kanë bërë zyrtarë të lartë të afërt të zv.presidentit.
Pak ditë më parë Presidenti Donald Trump tha se nuk do të merrte pjesë në inaugurimin e pasardhësit të tij. Protestuesit që mbështesnin Donald Trump mësynë Kapitolin e SHBA, duke shkaktuar trazira, ndërsa Zëvendës Presidenti Mike Pence hodhi poshtë kërkesën e presidentit për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të 3 nëntorit ku Joe Biden rezultoi fitues.
Pence, i cili gjatë katër viteve të presidencës së trazuar të Trump ka qenë ndër mbështetësit kryesor të tij , kryesoi hapjen e sesionit të përbashkët të Kongresit për të vërtetuar zyrtarisht fitoren e Biden .
Mike Pence përmes fjalimit të tij ku u shpreh se dhuna kurrë nuk fitoi arriti të sigurojë mbështetjen e republikanëve por edhe simpatinë e presidentit Joe Biden i cili u shpreh se do të jetë i mirëpritur në ceremoni. Madje përflitet se pas katër viteve Mike Pence do të jetë kandidatura e republikanëve për president të SHBA-së.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta