Çështja ‘Ibiza’, nis gjyqi ndaj ish-zëvendës kancelarit të Austrisë të akuzuar për korrupsion
Duke filluar nga kjo e martë, ish-zëvendës kancelari Heinz-Christian Strache, njëkohësisht ish-udhëheqësi i ekstremit të djathtë në Austri, do të dalë para drejtësisë në Gjykatën Rajonale të Vjenës. Mbi të rëndon akuza për korrupsion.
Ish-politikani pretendohet të ketë siguruar përfitime financiare për një të njohur, para dhe gjatë kohës së koalicionit qeveritar, në këmbim të një donacioni partie prej 10.000 eurosh.
I kontaktuar nga autoritetet në Austri, avokati i Strache, Johann Pauer refuzoi të bënte ndonjë koment publik para ose gjatë gjyqit, i cili pritet të përfundojë të premten. Klienti i tij përballet me gjashtë muaj deri në pesë vjet burg.
Përtej kësaj çështjeje, kohët e fundit politikanë të tjerë e kanë gjetur veten në mes të drejtësisë, përfshirë kancelarin konservator Sebastian Kurz, i cili i mohon akuzat.
Hetimet për të gjitha këto raste korrupsioni filluan pas transmetimit të një videoje. E ashtuquajtura çështja “Ibiza” çoi në prishjen e koalicionit qeverisës midis Partisë Popullore Austriake (ÖVP) dhe partisë së djathtë populiste të Lirisë (FPÖ) dhe në zgjedhje të parakohshme në maj 2019.
Një video e filmuar fshehurazi në një vilë në Ibiza, tregoi se si ish-zëvendës kancelari Heinz-Christian Strache i premtoi kontrata shtetërore një gruaje e cila paraqitej si investitore ruse, në këmbim të mbështetjes së fushatës para zgjedhjeve parlamentare 2017.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta