Çfarë dimë për formën e re të coronavirusit të shfaqur në Mbretërinë e Bashkuar
Mbretëria e Bashkuar ka miratuar një sërë masash të rrepta për festat e fundvitit, pas shfaqjes së një formë të re të coronavirusit që po përhapet me shpejtësi në juglindje të Anglisë.
Kryeministri Boris Johnson tha se forma e re është 70 për qind më e transmetueshme sesa variantet e tjera, duke përbërë mbi 62 për qind të rasteve të reja në Londër.
Por çfarë dimë për formën e ri të virusit që po i nxit autoritetet të ndërmarrin hapa më drastike për të kufizuar përhapjen e COVID-19?
Kur është raportuar për herë të parë forma e re e coronavirusit?
Ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock, deklaroi më 14 dhjetor se ekziston një variant i ri i coronavirusit.
“Analizat paraprake sugjerojnë se varianti i ri po shtohet me më shumë shpejtësi se variantet ekzistuese”, paralajmëroi Hancock.
Maria Van Kerkhove, drejtuesja teknike e OBSH për COVID-19, tha të hënën se “deri më tani nuk kemi prova që ky variant vepron ndryshe”, por zyrtarët britanikë thanë të shtunën se forma e re është më infektuese.
“Kemi dijeni për variantin e ri gjenetik të raportuar për 1 mijë persona në Angli”, tha Dr. Mike Ryan, drejtori i programit të emergjencave në OBSH.
“Evolucionet apo mutacionet e këtij lloji janë mjaft të zakonshme”, tha Dr. Ryan.
Sipas Hancock, forma e re e coronavirusit nuk do të përbëjë problem për vaksinën.
Cilat janë ndryshimet e kësaj forme të re të coronavirusit?
Këshilltari kryesor shkencor i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Patrick Vallance, tha të shtunën se varianti i ri ka 23 ndryshime, “shumë prej të cilave kanë të bëjnë me ndryshime në proteinën që bën virusi”
Ai gjithashtu tha se sipas studimeve forma e re është më e transmetueshme, çka do të thotë që përhapet me më shumë shpejtësi.
A ka sjellë varianti i ri forma më të rënda të virusit?
Zyrtarët britanikë thanë se nuk mendojnë që varianti i ri shkakton forma më të rënda të virusit, por përhapet më shpejt gjë e cila mund të shkaktojë probleme për sa i përket shtimit të rasteve të reja.
“Virusi përhapet më me shpejtësi ndaj duhen masa të reja për ta vënë nën kontroll”, deklaroi një prej autoriteteve mjekësore të vendit.
Lexoni gjithashtu
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta