Çfarë do ndodhë me eksportin e grurit ukrainas pas sulmit rus në Odesa?

23 Korrik 2022 | 20:18

Ukraina po përgatitet për të rifilluar eksportet e grurit nga portet e saj të Detit të Zi, pavarësisht sulmi raketor rus që goditi portin e Odesës këtë të shtunë.

Kështu deklaroi ministri ukrainas i Infrastruktuës, Oleksandr Kubrakov, shkruan Reuters.

“Ne po vazhdojmë përgatitjet teknike për nisjen e eksporteve të produkteve bujqësore nga portet tona”, u shpreh ai.

Vetëm një ditë pasi Ukraina dhe Rusia nënshkruan marrëveshjen për të lejuar eksportin e grurit, shpërthime janë dëgjuar në portin kyç të Odesës.

Ushtria ukrainase bëri me dije se 2 raketa goditën portin në orët e para të mëngjesit.

Sipas kushteve të marrëveshjes të nënshkruar në Stamboll, Rusia ra dakord të mos godiste portet ndërsa dërgesat e grurit janë në tranzit.

Pavarësisht akuzave nga Kievi, Moska nuk ka konfirmuar nëse ka sulmuar apo jo infrastrukturën ne qytetin jugor te Ukrainës.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026

Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore

Giorgia Meloni e përshkroi humbjen e ngushtë në dhomën e deputetëve si një “mundësi të humbur për italianët”. Qeveria e koalicionit italiane e drejtuar nga...
17:11 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026