Çfarë do të ndodhë me monedhat, pullat dhe vulat pas vdekjes së Elizabeth II

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Me 70 vite në fron, mbretëresha Elizabeth II ishte bërë pjesë e jetës së përditshme të britanikëve. Ata ishin mësuar të shihnin portretin e saj në billborde, profilin e saj në pulla, apo në kutitë e drithërave. Por çfarë ndryshon tani, me ndarjen e saj nga jeta?

Gjithçka. Të 29 miliardë monedhat që qarkullojnë në Mbretërinë e Bashkuar kanë kokën e mbretëreshës. Portreti i fundit i saj në to daton në vitin 2015, kur ishte 88 vjeç. Ishte portreti i pestë i krijuar gjatë mbretërimit të saj.

Organizmi që autorizon shtypjen e monedhave, Royal Mint, nuk ka deklaruar ende se kur do të dalin në treg monedhat me mbretin Charles i Tretë, por gjasat janë që ato me kokën e mbretëreshës të mbeten në qarkullim edhe për shumë vite dhe që procesi i zëvendësimit të tyre të jetë gradual.

- Advertisement -

E ndërsa nuk dihet ende se si do të duket portreti i Charles, një gjë është e sigurt, drejtimi i shikimit të tij do të jetë i kundërt me atë të mbretëreshës. Kjo, pasi tradita kërkon që drejtimi të jetë i ndryshëm për çdo monark.

Gjithashtu, mbretëresha është shfaqur në të gjitha kartëmonedhat e Bankës së Anglisë që prej vitit 1960. Aktualisht në Britani qarkullojnë 4.5 miliardë kartëmonedha të lëshuara nga Banka në fjalë me vlerë rreth 80 miliardë stërlina. Sikurse do të ndodhë me monedhat, edhe ato do të ndryshojnë gradualisht.

Që prej 1967-s, të gjitha pullat e shtypura nga Posta Mbretërore kanë portretizuar profilin anësor të mbretëreshës Elizabeth-a e Dytë.

Tani, Posta Mbretërore nuk do të prodhojë më pulla të tilla, edhe pse ato ekzistuese do të mund të përdoren në letra dhe pako, por do të nisë procesin për prodhimin e të rejave me mbretin.

Nga shishet e salcës, pakot e drithërave e deri tek parfumi, britanikët kanë parë stemën mbretërore, shoqëruar me diçiturën “Autorizuar nga Madhëria e Saj, mbretëresha”. Ajo gjendet edhe në shumë produkte të tjera e madje artikuj shtëpiakë.

Ato janë produkte që kanë marrë një Mandat Mbretëror, që do të thotë se kompania që i prodhon furnizon edhe familjen mbretërore.

LEXONI GJITHASHTU

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Bie nga kati i 6 i hotelit polakja në Durrës, detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 13, në Durrës dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i gjashtë i...

Vrau Elton Çiçon në 2016, Apeli i GJKKO konfiskon pasuritë e Jani Aliajt

Gjykata e e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.73 datë 09.05.2023 ka vendosur lënien në fuqi të vendimit nr.53...

Psikologia këshillon prindërit: Të jeni vigjilentë kur fëmijët rrinë me fqinjët

Psikologia Eskena Qirici tha për “Good Moorning Albanians”, se prindërit duhet të jenë më vigjilentë kur i lënë fqinjët e tyre t’u përkëdhelin fëmijët...

TË FUNDIT

Kurti bisedë telefonike me Sekretarin për Punë të Jashtme të Britanisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sonte zhvilloi një bisedë telefonike me Sekretarin për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly. Biseda ishte e...

Akuzat për qumështin pluhur, Krifca-opozitës: Nisma mbron prodhimin vendas

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca bëri dje të ditur se gjatë vitit 2022 në vend u prodhua 1 milion tonë qumësht,...

Sondazh

Si i vlerësoni qëndrimet e kryeministrit Kurti për situatën në veri të Kosovës? Kush ka të drejtë?
×