Çfarë efekti sjell rritja e inflacionit në jetën e përditshme
Me nisjen e luftës në Ukrainë edhe inflacioni është rritur. Por çfarë është inflacioni?
Inflacioni është një rritje e përgjithshme e çmimeve të çdo gjëje. Ushqimeve, pijeve, transportit dhe çdo produkti të përditshëm
Inflacioni nuk ka të bëjë me rritjen e çmimit të domates, apo një produkti tjetër, për shkak të kërkesës së lartë në treg për atë produkt.
Inflacioni ka të bëjë me rritjen e çmimeve të perimeve në përgjithësi, por edhe produkteve të tjera – të ndryshme – njëkohësisht.
Për konsumatorët, kjo përkthehet në: rritje e përgjithshme e çmimeve të produkteve që konsumojmë, dhe paguajmë. Këtu përfshihet: pazari i përditshëm i shportës, nafta, taksi apo bileta autobusi.
Për bizneset, inflacioni do të thotë rritje e përgjithshme e çmimeve të gjërave që ata paguajnë. Kjo përfshin: furnizimet, fatura e energjisë elektrike, apo materialet bazë me të cilat përgatisin ushqimet, kafen, apo çfarëdolloj shërbimi të ofruar.
Inflacioni gjithashtu lidhet me element tjetër: Rritjen e çmimeve të shportës që konsumojmë në jetën e përditshme. Rritja mesatare, për të gjithë shoqërinë, përcakton edhe shkallën e inflacionit.
Për shembull, edhe nëse çmimi i biletave të autobusit në vend rritet, kjo nuk do të shkaktonte inflacion, përveç rastit kur pjesa më e madhe e qytetarëve do e përdorte atë, vazhdimisht.
Arsyeja pse inflacioni është i rëndësishëm është sepse mund të ulë standardin e jetesës së njerëzve. Kur çmimet rriten më shpejt se pagat, njerëzit faktikisht bëhen më të varfër.
Me 100 lekë sot, blen më pak sesa blihej para 5 vjetësh po me 100 lekë. Për këtë arsye ekziston shprehja se: inflacioni është taksa më e keqe për të varfrit.
Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Maj 2022 është 6,7 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 1,8%.
LEXONI GJITHASHTU:
Qytetarët protestojnë të mërkurën në shesh për rritjen e çmimeve
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta