Çfarë janë votat e përkohshme dhe a po e vonojnë rezultatin e zgjedhjeve?
7 Nëntor 2020 |
13:30
Numërimi i votave po zgjat më shumë në disa shtete e kjo për shkak të votave të dërguara me postë dhe të ashtuquajturave vota të përkohshme.
Votat e përkohshme cilësohen ato vota kur është në pikëpyetje nëse personi ka të drejtën e votimit.
Kjo mund të ndodhë për një sërë arsyesh, për shembull kur personi nuk është në listën e votuesve, nëse karta e identitetit nuk përputhet me shtetin nga ku është votuar, ose nëse është dërguar me postë por nuk është pranuar.
Në Pensilvani, do të vendoset nëse vota e përkohshme është e vlefshme 7 ditë pas zgjedhjeve.
Ky proces verifikimi mund të zgjasë më shumë.
Në Arizona janë rreth 15 mijë vota të përkohshme për t’u numëruar, ndërsa në qarkun Klark të Nevadës janë afro 60 mijë.
Lexoni gjithashtu
- Live Blog: Nuk jemi armiq, jemi amerikanë, Joe Biden bën thirrje për unitet
- Ku qëndron Biden dhe Trump, rezultati i votave në shtetet vendimtare për fitoren
- Zgjedhjet në SHBA. Biden deklaron fitoren, Trump paralajmëron për betejë ligjore
Lajme të Sugjeruara
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta