Çfarë ndodhi me rrjetet sociale? Zuckerberg: Nuk ka prova se u cenuan të dhënat e përdoruesve

5 Tetor 2021 | 10:11

Për të paktën gjashtë orë të gjithë ne, sikundër shumë qytetarë në mbarë botë nuk mund të komunikonim përmes rrjeteve sociale Facebook, Whatsapp dhe Instagram, të tria kompani në pronësi të Marck Zuckerberg.

Por çfarë ndodhi me rrjetet sociale, black out që tregoi se sa shumë jemi të varur prej tyre.

Kompania bëri me dije se shkak i problemit ishte një ndryshim i gabuar i konfigurimit.

Downdetector, i cili gjurmon ndërprerjet, tha se ishte dështimi më i madh që kishte parë ndonjëherë, me 10.6 milionë raporte problemesh në të gjithë botën.

Shërbimet u ndërprenë nga orës 17:00 deri më 22:00.

Në një deklaratë publike, Facebook tha se ndryshimi i gabuar i konfigurimit ndikoi në sistemet e brendshme të kompanisë, të cilat ndërlikuan përpjekjet për të zgjidhur problemin. Zuckerberg kërkoi falje dhe shtoi se nuk kishte asnjë provë që të dhënat e përdoruesve ishin cenuar.

Problemi jo vetëm shkaktoi humbje të parave për kompaninë, por në botën e teknologjisë u dha mundësi edhe të tjera platformave të fitojnë terren. Madje Twitter nuk kurseu as ironinë.

Facebook, i cili ka gati 3 miliardë përdorues mujor në të gjithë botën, po kalon një nga krizat më të këqija të reputacionit të tij brenda dy javësh. Në një intervistë për mediat, Frances Haugen, një ish-inxhiniere në Facebook, zbuloi shumë dokumente të brendshme.

Ajo akuzoi kompaninë se ka vendosur fitimin mbi sigurinë e përdoruesve të saj. Inxhinierja do të dëshmojë para një nënkomiteti të Senatit. Në Wall Street, çmimi i aksioneve të Facebook, tashmë në rënie në fillim të sesionit, përshpejtoi humbjet e tij të hënën dhe ra me gati 6 për qind, duke humbur më shumë se 50 miliardë dollarë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026