Champs-Elysees në Paris do të transformohet në një kopsht të jashtëzakonshëm
Rruga e famshme e Parisit, Champs-Elysees do të kthehet në një “kopsht të jashtëzakonshëm”, premton kryetari i Bashkisë së qytetit.
Pas disa viteve përgatitje dhe pas fushatës, kryetari Hidalgo, së fundmi konfirmoi lajmin në ‘Journal du Dimanche’. Mbështetja kryesore erdhi nga komiteti i Champs-Elysees, i cili përfaqëson lojtarët kulturorë dhe ekonomik në Avenue (muzetë, teatrot, markat dhe dyqanet e pavarura).
Që nga vitit 2018, komiteti ka punuar në një projekt për të rizhvilluar shëtitoren me 2 kilometër midis ‘Harkut të Triumfit’ dhe ‘Concorde’.
Sipas këtij komiteti “rruga mitike ka humbur shkëlqimin e viteve të fundit”, andaj dhe ndryshimi është i nevojshëm.
Pavarësisht faktit se francezët e quajnë atë “rruga më e bukur në botë”, kjo rrugë i ngjan më shumë një autostrade, me dhjetëra mijëra makina që kalojnë çdo ditë.
Kohërat e fundit, Champs-Elysees gjithashtu ka shërbyer si një vend qendror për greva, veçanërisht për protestat e jelekëve të verdhë, por së shpejti ajo do të shndërrohet në një oaz të gjelbër.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta