ChatGPT do të kryejë blerje online për përdoruesit

13 Qershor 2026 | 20:24

ChatGPT do të ketë së shpejti mundësinë të kryejë blerje online në emër të përdoruesve, falë një partneriteti të ri mes kompanisë OpenAI dhe gjigantit të pagesave elektronike Visa.

Me këtë funksion të ri, përdoruesit do të mund t’i kërkojnë ChatGPT-së të gjejë një produkt sipas preferencave dhe buxhetit të tyre. Inteligjenca artificiale do të kërkojë opsionet më të përshtatshme, do të zgjedhë produktin dhe më pas do të përfundojë blerjen duke përdorur kartën Visa të lidhur me llogarinë e përdoruesit.

Për të garantuar sigurinë, përdoruesit do të mund të vendosin kufij shpenzimesh, të kërkojnë miratim përpara çdo blerjeje.

Visa do të mbikëqyrë procesin e pagesave dhe do të monitorojë transaksionet për të parandaluar mashtrimet.

Sipas kompanive, kjo teknologji synon ta kthejë ChatGPT-në nga një mjet që vetëm rekomandon produkte në një asistent personal që mund të kryejë të gjithë procesin e blerjes për përdoruesin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026