Cikalleshi pranë Flamurtarit, bisedime që ndezin shpresat në Vlorë
Për rreth tre orë, futbollisti i Kombëtares shqiptare Sokol Cikalleshi dhe presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi, kanë qëndruar “të ngujuar” në stadiumin “Flamurtari”, në një takim që ka ngjallur interes të madh te tifozët vlonjatë.
Mesa duket, Cikalleshi është shumë pranë një aventure të re me skuadrën e Flamurtarit, duke sinjalizuar një rikthim të bujshëm në futbollin shqiptar. Sulmuesi 34-vjeçar aktualisht aktivizohet në Turqi, në Ligën e Parë, por negociatat e zhvilluara në Vlorë lënë të kuptohet se një marrëveshje mund të konkretizohet gjatë merkatos së janarit.
Flamurtari synon të bëjë një goditje të madhe në këtë merkato dimërore, ndërsa afrimi i një emri si Sokol Cikalleshi do të ishte një përforcim me peshë dhe një sinjal i qartë për objektivat ambicioze të klubit në vazhdim.
U përjashtua nga Kupa e Botës, ndërron jetë arbitri holandez i akuzuar për abuzim seksual
Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 09:02 U përjashtua nga Kupa e Botës, ndërron jetë arbitri holandez i akuzuar për abuzim seksual
- 09:01 4 të plagosur në sulmin amerikan në jugperëndim të Iranit
- 08:38 Jared Kushner i bashkohet takimit të donatorëve të BE-së për Gazën, çfarë përmban paketa 900 milionë euro
- 08:30 Dy tërmete të forta godasin Meksikën, sa ishte magnituda
- 08:22 Shkencëtarët zbulojnë depozitën më të madhe të arit në planet: Problemi është se është “e padukshme”
- 08:14 Macron: Franca do ta lejojë Ukrainën të prodhojë raketa franceze kruiz