Cilat janë destinacionet turistike më çlodhëse në Europë?

11 Tetor 2021 | 11:22

Nëse po kërkoni një vend çlodhës për të pushuar pas dy viteve rraskapitës OVO Network ka përpiluar një listë të destinacioneve më të qeta të pushimeve në Europë.

Duke kombinuar të dhënat nga Google Maps me statistikat lokale të ndotjes së ajrit dhe dendësinë e popullsisë, OVO ka mbledhur së bashku 10 vendet më të qeta në Europë.

  1. Hvar, Kroaci

Hvar është një ishull në Kroaci i cili u rendit ndër tre vendet e para për shkak të vendndodhjes dhe popullsisë së vogël. Sipas studimit në këtë vend mund të gjeni ndër hotelet më të mira në Europë.

Hvar, Kroaci. Foto: Canva
  1. Gruyeres, Zvicër

Nëse e doni djathin, atëherë qyteti malor zviceran i Gruyeres është vendi ideal për ju. Renditet i dyti për shkak të koleksionit të tij të llixhave paqësore, ndërkohë ky qytet mesjetar gjithashtu mburret me ajrin më të pastër në Europë, falë maleve të mbuluara me borë që e rrethojnë.

Ka gjithashtu një kështjellë të shekullit të 13 –të që nuk duhet ta humbni pa e vizituar.

Gruyeres, Zvicër. Foto: Canva
  1. Zahara de la Sierra, Spanjë

Vendosur në një rajon të thyer malor, Zahara de la Sierra i ka sytë nga një luginë dhe një liqen. Vendndodhja e qytetit është afër një shumëllojshmërie të gjerë të llixhave luksoze dhe është më pak e njohur në internet, që do të thotë se ju mund t’i shpëtoni turmave të zakonshme të turistëve.

Për më tepër vendi ka popullsi të vogël dhe një përzierje të bukur të kishave, dyqaneve të suvenireve dhe bareve. Ka një kështjellë të shekullit të 14-të për t’u eksploruar, si dhe një plazh të bërë nga njeriu.

Zahara de la Sierra, Spanjë. Foto: Canva

Këtu mund të kontrolloni pjesën tjetër të 10 vendeve më të mira për të pushuar sipas renditjes së OVO Network.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026