Cilat qytete evropiane kanë ajrin më të ndotur?
Shtete si Polonia apo Italia thuhet se kanë disa nga qytetet evropiane me cilësinë më të ulët të ajrit.
EEA (Agjencia Evropiane e Mjedisit) publikoi studimin e fundit mbi ndotjen e ajrit duke ritheksuar se vazhdon të mbetet një rrezik i lartë për shëndetin dhe shkak për vdekjet e parakohshme.
Vitin e shkuar, 417.000 qytetarë nga 41 shtete evropiane humbën jetën para kohe si pasojë e ajrit të ndotur në vitin 2018 – 60,000 më pak se një dekadë më parë, por sërish shifra sipas agjencisë është shumë e lartë.
Grimcat në ajër janë një nga ndotësit me ndikimin më të keq në shëndet për sa i përket sëmundjeve që sjellin vdekje të parakohshme.

Një Direktivë Evropiane e ka vendosur maksimumin e tolerueshëm të përqendrimit të grimcave në ajër në 25 µg/m3, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rregulla më të ashpra duke e vendosur maksimumin në 10 mikrogramë për metër kub.
Qyteti evropian me cilësinë më të mirë të ajrit gjatë këtyre dy viteve të fundit thuhet të jetë Umea në Suedi, ku përqendrimi i grimcave në ajër është rreth 3.7 µg/m3. Ai ndiqet nga Tampere në Finlandë (3.8 µg/m3) dhe Funchal në Portugali (3.8 µg/m3).
Pjesë e 10-çes më të mirë janë:
- Uppsala dhe Stokholmi në Suedi;
- Tallin, Narva dhe Tatu në Estoni;
- Bergen dhe Trondheim në Norvegji;
- Salamanka në Spanjë.

Qyteti me ajrin më të ndotur u shpall Nowy Sacz në Poloni, me një përqendrim grimcash prej 27.3 µg/m3. Pjesë e treshes më të ndotur janë edhe Cremona në Itali dhe Slavonski Brod në Kroaci.
Lista e 10-çes më të ndotur vazhdon me:
- 4 qytete të tjera polake (Zgierz, Piotrkow Trybunalsi, Zory and Krakow);
- 3 qytete të tjera italiane (Vicenza, Breshia, Pavia);
- si dhe qytetin bullgar

Vitet e fundit, Brukseli i ka çuar shtetet anëtare të BE-së në gjyq si pasojë e ndotjes së lartë të ajrit. Në nëntor, Gjykata Evropiane e Drejtësisë vendosi se Italia ka shkelur direktivat e BE-së në mënyrë “sistematike dhe të vazhduar”.
Komisioni Evropian gjithashtu ka referuar edhe Poloninë dhe Francën për shqyrtim në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë (ECJ).
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta