Cilat shtete europiane kanë më pak kufizime për udhëtimet?

15 Qershor 2021 | 12:32

Teksa Europa ka nisur të heqë shumicën e kufizimeve, udhëtimet përmes kontinentit po duken si diçka e arritshme gjithnjë e më shumë.

Certifikata e gjelbër po shpërndahet thuajse në çdo vend të unionit, ndaj është ndër dokumentet më të rëndësishme për ata që duan të udhëtojnë në Europë. Kliko këtu për të mësuar si funksionon certifikata e gjelbër.

Cilat janë vendet më të mira për të udhëtuar tani në Europë?

Itali

Italia ka çelur dyert për turistët ndërkombëtarë që prej fillimit të qershorit, të cilëve iu duhet të paraqesin test negativ për COVID-19 me të mbërritur në vend.

Për disa shtete, përfshi këtu SHBA, karantina 10-ditore mbetet e detyrueshme.

Të gjitha provincat e Italisë pritet të kategorizohen se vende me “rrezik të ulët” para fundit të qershorit, çka do të thotë se udhëtimet nga njëra zonë të tjetrën do të lejohen.

Kafenetë, baret, restorantet, hotelet dhe teatrot janë hapur pjesërisht.

Maskat mbeten të detyrueshme në ambiente publike, si brenda ashtu edhe jashtë.

Ora policore nis në mesnatë, por edhe kjo masë pritet të hiqet më 21 qershor.

Detajet e plota i gjeni këtu.

Franca

Nëse jeni të vaksinuar me një prej vaksinave të miratuara nga BE, udhëtimi drejt Francës është i mundur për të gjithë turistët ndërkombëtare.

Megjithatë, pavarësisht vërtetimit të vaksinës, qytetarët duhet të paraqesin test negativ për COVID-19 të 72-orëve të fundit.

Në Francë, ora policore nis në 11 të darkës, ndërsa kafet dhe restorantet janë të hapura por me kapacitet më të ulët.

Maskat janë të detyrueshme në të gjitha ambientet publike, por kjo pritet të ndryshojë në fund të këtij muaji.

Detajet e plota i gjeni këtu.

Spanja

Spanja mirëpret të gjithë ata që janë të vaksinuar, si dhe turistët nga Europa që paraqesin test negativ.

Autoritetet spanjolle kanë prezantuar një plan masash në bazë të  rajoneve, ku në zonat me rrezik të ulët, baret dhe restorantet mund të punojnë deri në gjysmën e kapaciteteve e të qëndrojnë hapur deri në orën 3 pas mesnate.

Detajet e plota i gjeni këtu.

Greqia

Greqia ishte ndër vendet e para që u hap për turistët.

Udhëtarët duhet paraqesin vërtetim se janë të vaksinuar, ose test negativ PCR.

Kafet, baret dhe restorantet qëndrojnë hapur deri në mesnate. Gjithashtu sitet e mirënjohura historike, si për shembulli Akropoli i Athinës, janë plotësisht të hapura dhe funksionale.

Detajet e plota i gjeni këtu.

Gjermania

Ashtu si Spanja, secili prej 16 landeve të Gjermanisë ka masa të ndryshme.

Kufizimet për personat e vaksinuar me të dy dozat janë hequr plotësisht, ndërsa hotelet dhe restorantet janë të hapura.

Detajet e plota i gjeni këtu.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026