Cilat vende votuan pro dhe kundër Izraelit në Eurovision! Vendimi që mori Shqipëria
Pas tërheqjes së Spanjës, Holandës, Sllovenisë dhe Irlandës nga Eurovisioni, Unioni Evropian i Transmetimeve konfirmoi pjesëmarrjen e Izraelit në Festivalin e Këngës. Në votimin e datës 4 dhjetor, anëtarët e Unionit mbështetën hyrjen e Izraelit me 738 vota “pro” dhe 264 “kundër”. Në total, 31 vende votuan pro, 11 kundër dhe 5 abstenuan.
Pro pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision votuan: Shqipëria, Andorra, Austria, Azerbajxhani, Bullgaria, Qipro, Çekia, Danimarka, Estonia, Franca, Gjermania, Gjeorgjia, Greqia, Hungaria, Italia, Luksemburgu, malta, Moldavia, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Portugalia, San Marino, Rumania, Sllovakia, Suedia, Zvicra, Ukraina.
Ndërsa kundra pjesëmarrjes së izraelitëve në Eurovision ishin: Algjeria, Belgjika, Egjipti, Islanda, Irlanda, Libani, Mali i Zi, Maroku, Holanda, Sllovenia, Spanja, Tunizia, Turqia, Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Jordania, Lituania, Polonia, Mbretëria e Bashkuar.
Vendimi u shoqërua me rregulla të reja që synojnë të kufizojnë ndërhyrjen e qeverive në konkurs.Krahas debateve politike, u përfol edhe për një krizë të mundshme financiare pas largimit të Spanjës, por drejtori i Eurovisionit, Martin Green, tha se konkursi mbetet financiarisht i qëndrueshëm dhe se çdo mungesë mund të kompensohet nga rikthimi i disa vendeve vitin e ardhshëm.
Eurovision 2026 do të mbahet në Vjenë, ku finalja e madhe do të zhvillohet më 16 Maj, pas gjysmëfinaleve në 12 dhe 14 Maj.
LEXONI GJITHASHTU:
Tërmet në Portugalinë jugore, sa ishte magnituda
Vuçiç: Shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Serbi do të nisë në mars 2027
Papa Leo lutet për viktimat e tërmetit në Venezuelë, BE dërgon ndihmë emergjente
- 16:21 Rrëzohet një helikopter në Arabinë Saudite, humbin jetën 14 persona
- 16:19 Temperaturat deri në 35°C mbushin plazhet e Vlorës, mijëra pushues në bregdet
- 16:13 Tërmet në Portugalinë jugore, sa ishte magnituda
- 16:07 Arrestimi i serbëve në Gazimestan, reagon Lista Serbe: Dëshmi e represionit të regjimit në Prishtinë
- 16:02 Tërmeti në Venezuelë, UNICEF: 680,000 fëmijë kanë nevojë për ndihmë humanitare
- 15:54 Turisti polak bllokohet në zonën e Gjirit të Gjipesë, ekipet e emergjencës po punojnë për shpëtimin e tij