Cinecittà, qendër vaksinimi, Italia synon të përshpejtojë procesin, 4.5 milionë të injektuar
Italia po përpiqet të përshpejtojë procesin e vaksinimit me qëllimin që deri në muajt e verës të mund të imunizojë pjesën më të madhe të popullsisë.
Një qendër vaksinimi është hapur edhe në studiot e Cinecitta, një vend mitik për të gjithë dashamirësit e kinemasë.
“Cinecittà nuk është vetëm një vend i rëndësishëm, një vend i lavdishëm për të kaluarën, por është gjithashtu një vend jashtëzakonisht i rëndësishëm për të tashmen, për të ardhmen e kinemasë italiane. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që kjo qendër të jetë këtu. Duke e vizituar, ne pamë se ka njerëz që presin në panele, njerëz që janë aty që posaçërisht të tregojnë tërë historinë e kinemasë italiane,” – u shpreh Dario Franceschini, ministër i Kulturës.
Ata që vaksinohen mund të rishohin nga afër foto të aktorëve më të famshëm italianë, apo të lexojnë edhe shprehjet e tyre ikonike. Ndoshta ndihen edhe më të çliruar mes botës së kinemasë.
Sipas të dhënave më të fundit, më shumë se 4.5 milionë njerëz kanë marrë të dyja dozat e vaksinave ndërsa në total janë administruar 15.5 milionë vaksina.
LEXONI GJITHASHTU:
- Holanda lehtëson masat, qeveria e kryeministrit Rutte dorëzohet përballë presioneve
- EMA jep verdiktin për vaksinën ‘J&J’: Përfitimet më të mëdha se rreziku
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta