Cirku italian në protestë, artistët kërkojnë vëmendjen e qeverisë: Kriza po na rrënon

27 Mars 2021 | 15:21

Përmes një proteste në qendër të kryeqytetit, artistët italianë të cirkut kanë kërkuar vëmendjen e qeverisë për më shumë mbështetje, pasi kufizimet e vendosura për pandeminë po i rrënojnë.

Akrobatë e zhonglerë protestuan në Romë dhe qytete të tjera të Italisë për më shumë mbështetje nga qeveria, teksa luftojnë për të mbijetuar në kohë pandemie. Manifestuesit u shprehën njëzëri se hapja e cirqeve dhe parqeve të argëtimit është e sigurt për publikun.

Drejtori i cirkut kombëtar “Lidia Togni”, Vinicio Canestrelli Togni, përmes protestës së kryer i ka bërë thirrje qeverisë që të lejojë sërish shfaqjet e lëvizshme dhe gjithë operatorët e showbiz-it”,.

“Ne shpresojmë që përmes kësaj proteste të sensibilizojmë qeverinë dhe të mund të fillojmë sërish. Cirqet, shfaqjet e lëvizshme, karuzelët dhe të gjithë operatorët e showbizit duhet të rifillojnë nga puna”, u shpreh z. Togni.

Cirqet, parqet e argëtimit, por edhe teatrot e kinematë janë mbyllur prej muajsh në Itali për shkak të kufizimeve të vendosura nga qeveria për të luftuar pandeminë.

Gjimnastja e cirkut “Errani di Fagiolino”, Shawnee Errani, e ka quajtur të vështirë këtë periudhë ku cirqet e lëvizshme po vuajnë pasojat e pandemisë, duke bërë që arti të mos përhapët më si më parë nëpër qytete të ndryshme.

“Kjo periudhë është shumë e vështirë për ne sepse nuk mund ta çojmë artin tonë në qytete të tjera të Italisë, apo nëpër botë dhe kjo na mungon shumë”, u shpreh gjimnastja.

Kompani të ndryshme cirqesh deklarojnë se nuk kanë më burime financiare për të mbajtur punëtorët dhe kafshët, ndaj kërkojnë ndihmë financiare për rimëkëmbjen e biznesit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026