Çmim kufizues naftës ruse, vendet e BE-së arrijnë marrëveshjen, kostoja 60$ për fuçi

4 Dhjetor 2022 | 18:04

Vendet e Bashkimit Evropian ranë dakord të premten të kufizojnë çmimin e naftës ruse që transportohet në rrugë detare në 60 dollarë për fuçi, në kuadër të një nisme të grupimit G7, për të dobësuar më tej kapacitetet e Kremlinit për luftën në Ukrainë.

“Çmimi kufizues ka tre objektiva. Së pari, ai forcon efektet e sanksioneve. Së dyti, ai do të reduktojë të ardhurat e Rusisë. Dhe së treti, ai do të stabilizojë tregjet globale të energjisë pasi do të lejojë që nafta ruse të tregtohet, të ndërmjetësohet dhe të transportohet nga operatorë evropianë në vende të treta, përsa kohë shitet nën çmimin kufizues”.- thotë Ursula von der Leyen.

Ambasadorët e vendeve anëtare kaluan disa ditë të angazhuar në një debat intensiv, në përpjekje për të gjetur një balancë mes nevojës për të dobësuar të ardhurat ruse dhe për të shmangur një çoroditje të tregjeve globale.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026

Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të mërkurën se agjentët federalë të emigracionit, ICE nuk do t’i japin fund ndalimeve dhe kontrolleve të automjeteve, një ditë...
14:16 | 15/07/2026