Putin nuk pranon kushtet/ Pas SHBA, edhe Gjermania përpiqet të bindë Putin
Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se presidenti Biden është gati të flasë me presidentin Putin, nëse ky i fundit është i gatshëm t’i japë fund luftës.
“Biden tha, nëse Putin është gati t’i japë fund luftës në Ukrainë, ai është gati të flasë me të. Por ai tha gjithashtu qartë se Putin nuk po tregon sinjale të tilla. Ndaj, sërish, ne do të fokusohemi tek bashkëpunimi me aleatët dhe partnerët tanë jo vetëm për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse, por edhe për të mbështetur Ukrainën në betejë”- John Kirby, zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.
Kancelari gjerman Olaf Scholz zhvilloi një bisedë telefonike me Putin, duke ritheksuar se tërheqja e trupave është një parakusht për bisedime.
Por presidenti rus nuk ka ndërmend të heqë dorë nga territoret e pushtuara gjatë agresionit ndaj Ukrainës.
Ndërsa për Kievin, bisedimet e paqes janë të mundura vetëm nëse Rusia ndërpret sulmet ndaj territorit ukrainas dhe tërhiqet nga i gjithë territori, përfshirë gadishullin e Krimesë.
LEXONI GJITHASHTU:
Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik
Përmbyset një varkë pranë Alcatrazit, një viktimë dhe tre të zhdukur
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 17:17 Zbulohet kandidati përballë Flamur Nokës si Sekretar i Përgjitshëm për PD-në, Samir Korreshi pjesë e garës
- 17:12 Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik
- 17:11 Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore
- 17:09 Përmbyset një varkë pranë Alcatrazit, një viktimë dhe tre të zhdukur
- 17:03 Euronews Albania zbardh propozimin e PS-së për Reformën Territoriale, ja sa bashki do të ketë
- 16:32 Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut