Çmimet e rritura në treg, FMN: Hiqni dorë nga projektet madhore, ndihmoni njerëzit

12 Tetor 2021 | 19:43

Përballja e Shqipërisë me rritjen e çmimeve, përfshi dhe koston që do të marrë nga energjia e shtrenjtuar është e rrezikshme.

Me këtë konstatim, Fondi Monetar Ndërkombëtar, i sugjeron qeverisë të heqë dorë nga investimet madhore, dhe të mbështesë njerëzit.

“Ne shohim çmime të rritura të energjisë në nivel global dhe kjo përbën rrezik. Shqipëria duhet të hartojë një strategji afatmesme. Nevoja për investime ambicioze duhet të moderohet. Të orientohet drejt atyre personave që kanë më shumë nevojë. Forcimi i buxhetit do të ndihmojë në ruajtjen e besimit në treg”, thekson FMN.

Ministria e Financave e ka në plan të hartojë një strategji, por ajo nuk do të përfshijë uljen e TVSH-së së për mallrat e shportës, sikundër kërkon opozita dhe një grup qytetarësh për të rregulluar çmimet në treg.

Nga ana tjetër, guvernatori i Bankës Qendrore, Gent Sejko deklaron se përballja me çmimet e rritura është e përkohshme.

Në takimin përmbyllës së misionit të FMN-së në Shqipëri, si fondi ashtu dhe qeveria parashikojnë se rritja ekonomike këtë vit do të jetë 7.6 deri 7.8%.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026