English

Çmimi europian për ‘Quo Vadis Aida’, filmin mbi masakrën e Srebrenicës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

“Quo Vadis, Aida ?”,filmi i regjisores boshnjake Jasmina Zbanic fitoi Çmimin Europian të Publikut. Trofe i dorëzuar nga presidentja e Parlamentit Europian Roberta Metsola.

- Advertisement -

Së bashku me artisten në marrjen e çmimit  në ambientet e Parlamentit Europian në Strasburg  ishte edhe një nga të mbijetuarat e masakrës së Srebrenicës.

Ky është një tjetër nderim për regjisoren 47-vjecare e cila vijon të rrëmbejë çmime. Kritikët vlerësojnë mënyrë e ekranizimit të  historive të   dhimbshme të viktimave të luftës.

Quo Vadis Aida risjell në vëmendje masakrën e Srebrenicës në korrik 1995 kur trupat serbe masakruan burrat e djemtë boshnjakë.

Vlerësuar edhe për aktoren protagoniste, filmi tregon ngjarjet përmes syve të një nëne e quajtur Aida, mësuese e cila punon si përkthyese për Kombet e Bashkuara.

Për regjisoren ngjarjet e vitit 1995 ngjasojnë me luftën e sotme në Ukrainë

“Është vërtetë e trishtueshme që ne si europianë  nuk mësuam asgjë nga luftërat ballkanike.  Nuk mësuam të flasim përpara se gjërat të ndoshin.  Tani është një cmenduri lufte.  Ka patur sinjale  shenja se lufta po përgatitej dhe ne nuk I pamë këto shenja dhe nuk gjetëm mënyrën sesi të shmangnim luftën në Europë. Për mua është vërtetë e trishtushme. Trishtohem sepse kur flasim rreth luftës njerëz por vdesin”, u shpreh Jasmila  Zbanic, regjisore e Quo Vadis, Aida.

Fundi i  filmit ” Quo Vadis, Aida?” mbetet qëllimisht i paqartë. Shumë përgjegjës të luftës u arratisën pa u ndëshkuar. Filmi është vlerësuar botërisht nga kritikët dhe ka marrë çmime të shumta. Ai u nominua për Luanin e Artë në Festivalin e Filmit të Venecias në 2020 dhe për  një vit më vonë edhe për çmimet Oscar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?