Çmimi i lartë i karburantit, për çdo litër 106 lekë janë për taksat

3 Tetor 2021 | 16:16

Rritja e çmimit të hidrokarbureve ditët e fundit është goditja e radhës për xhepin e konsumatorëve shqiptarë.

Shtrenjtimi vjen nga rritja e çmimit të naftës dhe gazit në bursa, ardhur pas rritjes së kërkesës. Por në krahasim me rajonin dhe Evropën, Shqipëria është ndër vendet me çmimin më të lartë.

Importuesit dhe tregtarët e karburanteve thonë se janë të detyruar shesin shtrenjtë, për shkak të nivelit të lartë të taksave që ka vendosur qeveria.

Sipas një përllogaritje që bën Shoqata e Hidrokaruburve, në një litër naftë që sot shitet me rreth 180 lekë, 106 lekë janë vetëm taksat që shkojnë direkt në arkën e shtetit dhe të kompanive koncesionare.

Taksat që lëvrohen për llogari të shtetit (104 lekë/litër):

      1. Akciza 37 lekë/litër
      2. Tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH) 30 lekë/litër
      3. Taksa e qarkullimit 27 lekë/litër
      4. Taksa e karbonit 3 lekë/litër
      5. Rilicencimi 7 lekë/litër

Tarifat që lëvrohen për llogari të koncesionarëve (2.4 lekë/litër):

      1. Taksa e markimit 1 lek/litër
      2. Skanimi 1.4 lekë/litër

Ekspertë të hidrokarbureve thanë për Euronews Albania së çmimi i naftës pritet të jetë në këto nivele deri në fillim të vitit 2022, nisur nga kërkesa dhe kuotat e prodhimit nga OPEC në Emiratet Arabe.

Zgjidhje për uljen e çmimit mund ta japë vetëm qeveria duke rishikuar sistemin e taksave direkte.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026