Çmimi Nobel në kimi i jepet 3 shkencëtarëve
Çmimi Nobel në kimi për këtë vit u është dhënë në pjesë të barabarta Carolyn R. Bertozzi, Morten Meldal dhe Karl Barry Sharpless për zhvillimin e mënyrës së “bashkimit të molekulave”.
Hans Ellegren, sekretari i përgjithshëm i Akademisë Mbretërore Suedeze të Shkencave, shpalli fituesit të mërkurën në Institutin Karolinska në Stokholm, Suedi.
Bertozzi është gruaja e tetë që i është dhënë çmimi dhe Sharpless është shkencëtari i pestë që nderohet me dy çmime Nobel, vuri në dukje komiteti.
Tre kimistët kanë punuar në mënyrë të pavarur që nga viti 2000 për të krijuar molekula funksionale që “kanë çuar në një revolucion në mënyrën se si kimistët mendojnë për lidhjen e molekulave së bashku”, tha komiteti Nobel.
Java e shpalljes së çmimit “Nobel” filloi të hënën me çmimin në mjekësi duke nderuar një shkencëtar që zbuloi sekretet e ADN-së së Neandertalit.
Tre shkencëtarë të tjerë, së bashku fituan çmimin në fizikë të martën për të treguar se grimcat e vogla mund të mbajnë një lidhje me njëra-tjetrën edhe kur ndahen.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta