Çoçoli: Çmimi i energjisë elektrike në Shqipëri, më i subvencionuari në Evropë
Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli thotë se çmimi i energjisë elektrike në Shqipëri, është më i subvencionuari në Evropë.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Çoçoli u shpreh se Enti-Rregullatori nuk është shquar për kundërshti ndaj qeverisë, ndaj dhe nuk e refuzio propozimin për rritjen e çmimit të energjisë për fashën mbi 800 kwh.
“Ne jemi mësuar tashmë për fat të keq me Enti-Rregullatorin, jo vetëm për energjinë që nuk janë aq të pavarur. Nuk mund të prisnim ndonjë opozitë konstruktive nga ana e këtij enti. Nuk e kemi parë shumë aktiv që nga tetori i kaluar kur u shpall kriza energjitike e vendit.
Nuk mendoj se për të ruajtur interesat e qytetarëve, kjo strukturë do të kishte marrë kurajon për të refezuar çmimin e propozuar nga ana e qeverisë. Çmimi ynë i energjisë elektrike është ndër më të subvencionuarit në Evropë, të paktën, por edhe në botë. Ndryshe nga çmimi i energjisë elektrike që sigurohet në tregjet ndërkombëtare, çmimi ynë është më i ulët”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta