Coronavirusi më ngjitës në 5 ditët e para të simptomave, zbulon studimi i ri

20 Nëntor 2020 | 14:25

Personat e infektuar me coronavirus ka më shumë të ngjarë që ta transmetojnë virusin në 5 ditët e para nga shfaqja e simptomave, thuhet në një studim të ri shkencor.

Autorët e këtij studimi, botuar dhe në revistën mjekësore “The Lancet Microbe”, janë shprehur se gjetjet e arritura theksojnë nevojën për identifikimin dhe izolimin e hershëm të personave që kanë rezultuar pozitiv me coronavirus.

Zbulimi i periudhës më ngjitëse të virusit është i një rëndësie kritike në mënyrë që të merren për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të COVID-19.

“Gjetjet tona janë në një linjë me studimet për gjurmimin e rasteve të cilat sugjerojnë se pjesa më e madhe e transmetimit viral ndodh në fazat e para, veçanërisht 5 ditë nga shfaqja e simptomave, çka është një tregues i qartë i rëndësisë të vetizolimit menjëherë pas dallojmë simptomat”, thotë autori kryesor Dr. Muge Cevik nga Universiteti St Andrews në Skoci.

Ky hulumtim, ndër më gjithëpërfshirësit pasi bëjnë pjesë edhe 98 studime të tjera, analizon tre llojet e coronaviruseve tek njerëzit – SARS-CoV, SARS-CoV-2, and MERS-CoV – dhe ngarkesën e tyre virale. Prej këtyre, COVID-19 ka rezultuar si më infektues në 5 ditët e para të shfaqjes së simptomave.

Ndërsa në trupin e njeriut materiali gjenetik i COVID-19 është zbuluar në mostrat e frymëmarrjes dhe jashtëqitjes për disa javë, studiuesit shprehen kjo nuk përbën më shkak për shqetësimin pasi nga mostrat e zbuluara ka rezultuar se virusi nuk është i gjallë.

Megjithatë, autorët shprehen se ka disa kufizime në studimin e tyre, si për shembull janë analizuar mostrat e atyre personave që kanë qenë të shtruar në spital dhe për rrjedhojë kanë marrë një sërë medikamentesh që kanë ndikuar në uljen e transmetimit të virusit.

Gjithashtu, në studim nuk janë përfshirë personat asimptomatikë për shkak të të dhënave të kufizuara mbi ta, por Dr. Cevik shprehet se edhe ata janë rrezik për transmetimin, por për një periudhë më të shkurtër kohore.

 

Lexoni gjithashtu:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026