COVAX në fund të janarit nis shpërndarjen e vaksinave kundër COVID-19
Programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë do të nisë shpërndarjen e vaksinave kundër koronavirusit gjatë këtij muaji, tha drejtoresha e OBSH-së për imunizim, Kate O’Brien.
Programi COVAX ka për qëllim që të furnizojë me vaksina kundër sëmundjes COVID-19, vendet me të ardhura të ulëta.
“Aktualisht kemi mbi dy milionë doza të vaksinës. Ne do të nisim shpërndarjen e këtyre vaksinave me gjasë në fund të janarit dhe fillim të shkurtit”, tha O’Brien.
Shtetet e Ballkanit Perëndimor, janë pjesë e COVAX-it dhe presin që të marrin vaksina kundër koronavirusit.
Autoritetet në Kosovë kanë thënë se nga ky program i OBSH-së pritet të marrin falas doza të vaksinës për 20 për qind të popullatës, apo 720 mijë doza.
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka thënë se kanë siguruar edhe 535 mijë doza të vaksinës të prodhuara nga kompania, Pfizer si dhe 600 mijë doza të tjera nga Austria.
Vaksinat e para në Kosovë është thënë se do të arrijnë në muajin shkurt dhe sipas një strategjie të prezantuar nga qeveria, Kosova thekson që të vaksinojë kundër koronavirusit, rreth 20 mijë qytetarë brenda ditës.
Lexoni gjithashtu:
COVID-19 në Evropë, vijon izolimi në Francë, situatë shqetësuese në Britani
A do ta zhdukë vaksina coronavirusin?
Portugalia dhe Irlanda ashpërsojnë masat, BE miraton vaksinën e dytë për përdorim
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta