COVID-19, Austria ashpërson masat, vendimi i ri kancelarit Sebastian Kurz

15 Nëntor 2020 | 09:08

Austria po mbyll shkollat dhe një pjesë të dyqaneve, dy javë pasi bllokimi i pjesshëm dhe kufizimet për lëvizjen gjatë natës nuk arritën të ndalojnë përhapjen e virusit në të gjithë vendin.

Kufizimet e reja, të njoftuara nga Kancelari Sebastian Kurz në një konferencë shtypi, fillojnë të martën dhe do të zgjasin deri në 6 dhjetor.

Lëvizja e lirë do të kufizohet gjithashtu në mënyrë rigoroze në rrethana të kufizuara, të tilla si puna apo pazaret e përditshme.

Të gjitha dyqanet do të duhet të mbyllen përveç dyqaneve të ushqimit, farmacive, bankave, zyrave postare dhe të tjerave që konsiderohen të domosdoshme.

Shkollat e mesme dhe universitetet ishin të mbyllura, por nga java tjetër shkollat fillore dhe të mesme do të duhet të praktikojnë gjithashtu mësimin online.

Lexoni gjithashtu: 

Edhe Suedia në shtetrrethim, autoritetet pranojnë se teoritë mbi imunitetin e masës ishin të gabuara

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026