COVID-19 dhe qeverisja e Biden, mbyllen shkollat në New York, ekspertët thirrje Trump të bashkëpunojë
Shkollat publike në New York do të mbyllen në përpjekje për të parandaluar rritjen e rasteve me coronavirus. Kjo masë ndërmerret pasi numri i viktimave në SHBA ka arritur në shifrën 250.000.
Mbylljet e shkollave janë një goditje për rimëkëmbjen e lavdëruar të Nju Jorkut. Kryebashkiaku Bill de Blasio tha se masa po merrej me kujdes.
“Askush nuk është i lumtur me këtë vendim. Ne në fakt të gjithë ndihemi të trishtuar sepse është bërë një punë shumë e mirë në përpjekje për të mbajtur shkollat hapur. Por fatkeqësisht, që nga sot, në mesataren shtatë-ditore për rastet pozitive me COVID-19, New York ka arritur saktësisht 3.%. Dhe si rezultat, ne duhet të mbyllim shkollat”, tha Bill de Blasio, kryebashkiak i New York.
Grupet mjekësore ndërkohë i bëjnë thirrje Presidentit Trump të shkëmbejë informacionet me presidentin e zgjedhur Joe Biden.
“Ne u mblodhën dhe i shkruam Presidentit Trump duke kërkuar një kalim të shpejtë dhe të plotë të informacionit shëndetësor në lidhje me COVID-19 tek ekipi i tranzicionit Biden, në mënyrë që të mund të vijojmë punën sa më shpejt të jetë e mundur për të luftuar pandeminë”, Dr. Susan Bailey, presidente e Shoqatës Mjekësore Amerikane.
Joe Biden i cili mori pjesë në një takim virtual me punonjësit e vijës së parë të frontit premtoi se përparësi për të do të jetë financimi për të luftuar virusin.
“Kongresi tashmë i ka kaluar ato para. Janë në dispozicion që në këto momente. Por disa nga miqtë tanë në Senat nuk janë të gatshëm të shpenzojnë paratë … Unë jam duke shpresuar që arsyeja pse miqtë e mi në anën tjetër nuk kanë ngritur hapa për të bërë diçka te tille është për shkak të frikës se ndëshkohen nga presidenti. Dhe shpresojmë qe kur ai të jetë larguar, ata do të jenë më të gatshëm të bëjnë atë çka e dinë mirë se duhet bërë”, është shprehur presidenti i zgjedhur Joe Biden.
Edhe në Ohajo janë shtuar testimet por vendi hyn në shtetrrethim. Është shteti i fundit që implementon masat kufizuese në përpjekje për të ulur numrin e të infektuarve dhe për të reduktuara presionin e mbingarkesës në spitale.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta