I prekur nga COVID-19, Donald Trump transportohet në spital
Donald Trump është transportuar në një spital ushtarak sipas këshillës së mjekëve për një “kujdes më të specializuar” pasi ka rezultuar pozitiv me COVID-19, raportoi Shtëpia e Bardhë.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara do të punojë nga Qendra Shëndetësore Walter Reed Army në Bethesda, Maryland “për ditët e ardhshme”, bëri me dije Shtëpia e Bardhë.
Trump është “i lodhur por me humor të mirë”, deklaroi doktori i tij në një deklaratë të premten duke shtuar se presidenti i SHBA-së po merr një trajtim mjekësor eksperimental antitrupash si “masë paraprake”.
Trump, 74-vjeçar konfirmoi me anë të një postimi në Twitter të premten në mëngjes, se ai dhe gruaja e tij 50-vjeçare, Melania do të vetë izolohen për dy javë pasi kanë rezultuar pozitiv me coronavirus.
Mjeku i Shtëpisë së Bardhë, Sean Conley raportoi se zonja e parë ka një kollë të lehtë dhe dhimbje kokw.
Ndërkaq shefi i stafit Mark Meadows deklaroi për median jashtë Shtëpisë së Bardhë se presidenti ka “simptoma të lehta”.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta