COVID-19 në Europë: Italia e Franca të shqetësuara për rastet në rritje

13 Mars 2021 | 15:42

Një sërë shtetesh europiane janë të shqetësuara mbi rastet e reja në rritje duke i nxitur të prezantojnë masa të shtuara për shkëputjen e zinxhirit të infeksionit.

Qeveria italiane ka vendosur të gjithë vendin në “zonë të kuqe” gjatë fundjavës së Pashkëve për shkak të rritjes së rasteve.

“Masat strikte janë të nevojshme në mënyrë që të shmangim një përkeqësim të situatës e cila do ta bënte marrjen e masave edhe më të ashpra të paevitueshme”, tha kryeministri italian Mario Draghi.

“Por këto masa do të vijnë së bashku me një aksion qeveritar për të përkrahur familjet dhe bizneset e për të përshpejtuar fushatën e fushatës së vaksinimeve, e cila jep shpresë daljes nga pandemia”.

Kryeministri i Francës, Jean Castex, gjithashtu ka shprehur shqetësim për situatën epidemiologjike në Paris, pas raportimeve se 95 për qind e shtretërve në spitale janë të zënë me pacientët e sëmurë me COVID-19.

Qeveria ka shprehur gatishmërinë për të vendosur masa të reja kushtëzuese nëse do të paraqitet nevoja.

Mbi 90 mijë qytetarë kanë humbur betejën kundër virusit në Francë.

Në Greqi, autoritetet raportuan për 2.405 raste të reja dhe 49 viktima gjatë ditës së fundit.

Që prej fillimit të pandemisë, 6.986 persona kanë ndërruar jetë për shkak të COVID-19, ndërsa vendi numëron mbi 217.000 raste të konfirmuara.

Së fundmi, në Greqi ka pasur një sërë protestash të dhunshme për shkak të akuzave për dhunë policore gjatë implementimin të shtetrrethimit në orët e mbrëmjes.

Nga ana tjetër, Portugalia ka planifikuar të relaksojë disa prej masave pasi ka shënuar një rënie të rasteve të reja.

Fëmijët do të mund të rikthehen në kopsht, ndërsa do të rihapen edhe institucionet arsimore dhe bizneset.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026