COVID-19 në Evropë, ashpërsohen masat në prag festash, nga sot Gjermania në izolim
Gjermania po bëhet gati të hyjë në një izolim të ashpër, pasi numri i infektimeve me COVID preku nivele rekord. Restorantet, baret dhe subjekte të tjera kanë mbyllur dyert që në nëntor dhe të mërkurën do të mbyllen shkollat dhe dyqanet e panevojshme.
“Nga njëra anë, më duket i tepruar. Ndoshta izolimi duhej vendosur më herët dhe tani do të ishim të qetë dhe rehat dhe mund të shkonim për të bërë pazare”, u shpreh një qytetare në Berlin.
“Mund të jetë e nevojshme. Çdo vend në Evropë ka mënyra të ndryshme për t’u përballur me këtë. Mendoj se kjo është më e mira”, tha një tjetër banor.
Ndërkohë, në Çeki restorantet, hotelet dhe palestrat, që u rihapën 2 javë më parë, do të mbyllen sërish nga e premtja.
Holanda ka hyrë në një izolim 5-javor, me dyqanet e panevojshme, teatrot dhe palestrat që po mbyllin dyert.
Shkollat do të bëjnë të njëjtën gjë nga e mërkura, por kufizimet do të lehtësohen për 3 ditë për Krishtlindje, kur në shtëpi do të lejohen 3 mysafirë.
Në Britani, qeveria po përballet me thirrje për të rishikuar planet për lehtësimin e kufizimeve për Krishtlindje.
Dy gazeta mjekësore kanë paralajmëruar se një gjë e tillë mund të marrë jetë njerëzish.
Nga e mërkura, mbi 60 për qind e Anglisë do të jetë në nivelin më të lartë të kufizimeve, me club-et dhe restorantet e mbyllura dhe grumbullimet publike do të lejohen vetëm në Londër dhe në disa zona në jug-lindje.
Në Itali njerëzit kanë mbushur rrugët për pazaret e Krishtlindjes, pasi shumë rajone lehtësuan masat anti-COVID.
Por mediat raportojnë se qeveria po shqyrton forcimin e tyre nga frika se mund të ketë një valë tjetër infeksionesh.
Nga e marta, në Francë izolimi total do zëvendësohet nga një shtetrrethim nga 8 e mbrëmjes në 6 të mëngjesit. Kufizimet e udhëtimeve ndërkohë janë hequr.
Kryeministri Jean Castex po inkurajon njerëzit të vetë-kufizohen për 8 ditë përpara se të takojnë miqtë dhe familjet për Krishtlindje, sesa të bëjnë teste individuale për coronavirus.
Lexoni gjithashtu:
Mutacion i ri i COVID-19, mbyllen përfundimisht lokalet dhe restorantet në Mbretërinë e Bashkuar
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta