Në Gjermani 300,000 fëmijë të izoluar prej COVID-19 në shkolla

16 Nëntor 2020 | 11:07

Prej më shumë se një javë, nxënësit e shkollave të mesme në Francë kërkojnë që shkollat të mbyllen për shkak të situatës nga COVID-19.

Ndonëse vendi ndodhet në shtetrrethim autoritetet vendosën që shkollat të vijonin aktivitetin tyre. Në kushte të tilla testet të shpejta COVID-19 do të dërgohen në shkollat franceze.

Rreth një milion teste do të aplikohen në shkolla duke nisur nga kjo javë. Fillimisht në testime do të përfshihen mësuesit dhe stafi administrative. Shqetësimet janë shtuar mes nxënësve pasi ata shpesh janë asimptomatikë dhe përhapin virusin pa e ditur atë. Por, për momentin, nuk ka plane për të shtrirë këto teste tek nxënësit, për të cilët do të kërkohej leja e prindërve.

Sindikatat e mësuesve ndërkohë ankohen se studentët nuk kanë lavamanë të mjaftueshëm për të larë duart, se mbajtja e maskës është një masë joefektive për nxënësit e shkollës fillore dhe nevojitën më shumë mësues zëvendësues për të mbuluar klasat nëse mësuesit preken me COVID.

Në Liverpul ushtria po ndihmon në kryerjen e testimeve masive te nxënësit e shkollave të mesme. Nëse prindërit japin pëlqimin, nxënësit mbi 11 vjeç do të testohen dy herë gjatë një periudhe 10 ditore si pjesë e provës së parë të testimit masiv të COVID në Mbretërinë e Bashkuar.

Edhe në Gjermani për shkak të situatës së rënduar do të merren më shumë masa duke e bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave në shkolla. Federata e mësuesve gjermanë vlerëson se ka më shumë se 300,000 fëmijë të moshës shkollore në Gjermani aktualisht në karantinë në shtëpi për shkak të COVID-19. Disa Lande po konsiderojnë zgjatjen e pushimeve dimërore.

Sipas studimeve aktuale, në krahasim me muajt më parë, rreth gjashtë herë më shumë fëmijë janë infektuar.

Për shkak të situatës, edhe autoritetet në Austri dhe Greqi gjatë fundjavës vendosën që shkollat dhe çerdhet të mbyllen, të vetmet që qëndronin hapur pasi mësimi në shkollat e mesme, prej kohësh zhvillohet online.

 

Lexoni gjithashtu:

KUBI: Vijojnë kërkimet për vaksinën anti-COVID

Statistikat e pandemisë në vendet e rajonit

COVID-19 në Itali, hulumtimi: Nisi në verën e 2019-ës dhe mjekët e cilësuan si formë agresive të gripit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026