Nisin aleancat mes shteteve për krijimin e vaksinës, hapja e turizmit rrezik i llogaritur

4 Qershor 2020 | 10:22

Larja e duarve dhe distanca sociale mbeten masa kryesore në luftën kundër coronavirusit, por zgjidhja e vërtetë është që mund ti jap fund frikës është krijimi i një vaksine. Kjo është arsyeja pse shumë kombe kanë rënë dakord të marrin pjesë në një samit virtual.

“Unë do të hap samitin global të vaksinave të organizuar nga Britania e Madhe, dhe ne do të mbledhim më shumë se pesëdhjetë vende dhe figura kryesore si Bill Gates do të jenë  për grumbulluar  të paktën 7.4 miliardë dollarë për aleancën  e krijuar për prodhimin e një vaksine”, tha Boris Johnson, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar.

Deri më tani ka pasur disa nisma; Franca, Gjermania, Italia dhe Holanda kanë krijuar një aleancë për të shpejtuar prodhimin e një vaksine “në tokën evropiane”, Turqia dhe Rusia gjithashtu kanë rënë dakord të bashkëpunojnë në kërkime.

Por kreu i Kryqit të Kuq, Francesco Rocca ka lëshuar një paralajmërim kundër të ashtuquajturit “nacionalizëm vaksinimi”.

Ai po i kërkon botës që të punojë së bashku, të pasurit dhe të varfëritë.

Në mungesë të një vaksine, në Suedi autoritetet kanë vepruar ndryshe me virusin. Shefi epidemiolog i Suedisë po mbron strategjinë e diskutueshme të mënyrës së trajtimit të COVID-19  në vendin e tij. Ky shtet shmangu izolimin, por ka një nga nivelet më të larta të vdekjeve për frymë në botë shkaktuar nga coronavirus

“Ne jemi ende shumë të lumtur me strategjinë themelore, funksionon mirë: ne kemi një nivel të ulët të përhapjes në shoqëri, por për fat të keq keni një nivel të lartë të vdekjeve , por ne po punojmë shumë dhe shpejt ky nivel do të zvogëlohet”, tha Anders Tegnell, Epidemiolog shtetëror i Suedisë.

Greqia nga ana tjetër është duke u përballur me hapat e para të rihapjes.

12 nga 91 pasagjerët që fluturuan drejt Athinës rezultuan pozitivë me COVID-19 dhe janë vendosur menjëherë në karantinë. Një rast i tillë nxjerr në pah edhe faktin se hapja ndaj turizmit është një rrezik i llogaritur.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026