‘COVID-19 nën kontroll’, Danimarka heq përdorimin e certifikatave në ambientet publike

2 Shtator 2021 | 10:11

Kur në shumë shtete certifikata COVID është bërë e detyrueshme për të hyrë në bare, restorante apo të tjerë vende publike në Danimarkë duke nisur nga 10 shtator nuk do të kërkohet më një dëshmi e tillë.

Autoritetet në Danimarkë kanë vendosur të heqin të gjitha masat kufizuese kundër coronavirusit, duke përjashtuar kontrollet kufitare.

Qeveria ka bërë me dije se vendi ka vendosur nën kontroll pandeminë. Mbajtja e maskës do të mbetet e detyrueshme në udhëtimet me avion dhe në aeroporte specifike.

Eksperti i shëndetit në Universitetin e Kopenhagen, shprehet se ka mbështetje publike për heqjen e certifikatave të COVID-19, por ai theksoi se autoritetet daneze duhet të jenë akoma vigjilentë për të parandaluar përhapjen e varianteve të reja, pasi lufta kundër pandemisë nuk ka përfunduar dhe vendi nuk është ende jashtë rrezikut.

“Monitorimi i përhapjes së infeksionit, vëzhgimi shumë i detajuar mbi variantet në qarkullim dhe përgatitja e gatishmërisë së qendrave të testimit  do të jetë pjesë e planifikimit të ardhshëm. Ne duhet të mbajmë një strategji komunikimi mbi masat e përgjithshme të higjienës. Dhe ne duhet të nxisim përpara për të rritur imunizimin. Nuk mund të qëndrojmë në nivele ku  75-76% të popullsisë  ka marrë  1 ose 2 doza të plota vaksinimi. Ne duhet ta shtyjmë atë afër 90%.Kemi filluar edhe programin përforcues të imunizimit për individët më vulnerabel”, thotë Flemming Konradsen, profesor në universitetin e Kopenhagen.

Shteti me 5.8 milion banorë deri më tani ka vaksinuar plotësisht më shumë se 75% të qytetarëve  të moshës 12 vjeç e lart. Njerëzit më vulnerabël  tani mund të marrin edhe një dozë të tretë. Qeveria synon që deri më 1 tetor,  90% e personave mbi moshën 12 vjeç të kenë marrë të paktën një dozë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026