COVID-19 ‘përçan’ qytetin, San Pellegrino në Alpe, mes zonës portokalli e të verdhë

13 Nëntor 2020 | 10:21

Ndërsa shifrat nga COVID-19 vijojnë të rriten, qeveria italiane po i reziston thirrjeve që vendi të hyjë në një bllokim të dytë kombëtar, çka do të thotë se masat kufizuese në rajone të caktuara ndryshojnë në varësi të situatës nga pandemia.

Për qytezën e vogël në Alpe, San Pellegrino një situatë e tillë është një makth, sepse ndodhet mes dy rajoneve, Toskanës ku jeta është e kufizuar dhe Emilia Romanja ku njerëzit lëvizin lirshëm.

Dhe për këtë lokal në San Pellegrino, që ndodhet pikërisht në kufi, të bësh biznes është kthyer tashmë në sfidë. Menaxheri i barit  thotë se shërbimi ndaj klientëve në kushte të tilla ndarjeje nuk është aspak i lehtë.

“Kjo është kafeja juaj, por nuk mund ta shërbej këtu, sepse në Toskanë ne jemi zonë portokalli. Do t’jua shërbejë në Emilia Romanja. Këtu jemi në provincën e Modena, një zonë e verdhë, dhe këtu mund të pini kafenë”, thotë Paolo Marchi Lunardi menaxher bari.

Vështirësi kanë jo vetëm bizneset, poshtë rrugës, ndarja nga COVID-19 po shkakton problem edhe me kishën e qytetit.

“Kisha është e ndarë, nga këtu jemi në Modena, më pas jemi në Lucca”, shprehet personi që kujdeset për kishën.

Kufiri rajonal kalon trarët dhe madje edhe trupin e shenjtit mbrojtës të qytetit.

“Arkivoli është në qendër, për këtë arsye koka është në Modena, këmbët në Lucca”, tregon ai.

Çdo rajon në shtetin fqinj e jo vetëm, po reagon në mënyra të ndryshme ndaj masave kufizuese, por të gjithë presin të shohin dritë në fund të tunelit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026