COVID-19, rritje rekord e infektimeve në Evropë; zgjerohet harta e kufizimeve
Me një rritje rekord të numrit të infektimeve, qytetet franceze Lion, Sant Etien, Lile dhe Grenobël do të ndjekin shembullin e Parisit dhe do të jenë në gatishmëri, që do të thotë se mund të ketë kufizime për baret dhe restorantet.
Franca druhet se virusi qarkullon shumë shpejt dhe ministri i Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve të tregohen të përgjegjshëm, duke respektuar distancimin social.
Ndërkohë, Gjermania ka raportuar rritjen më të madhe ditore të infeksioneve që prej prillit, me mbi 4 mijë raste dhe Berlinin që po kthehet në një vatër të re. Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn u bëri thirrje qytetarëve të mos e çojnë dëm luftimin më të suksesshëm në Evropë të sëmundjes.
“Nëse qytetarët bëjnë detyrën, shanset e virusit bien dramatikisht. Kjo pandemi është një test karakteri, për karakterin tonë si shoqëri”, deklaroi Spahn.
Në Spanjë, presidentja e rajonit të Madridit, Isabel Diaz Aiuso, që paralajmëroi njoftimin e masave të reja të drejta dhe të balancuara, u rekomandoi qytetarëve të mos largohen nga kryeqyteti në orët e ardhshme. Ndërsa kryeministri Pedro Sanchez deklaroi se nuk do ta heqë gjendjen e alarmit në Madrid, por do të negociojë me qeverinë lokale për masa më të përshtatshme.
“Jemi të shqetësuar për evolucionin e pandemisë në Madrid. Për pasojë ne duhet të vëmë të gjitha instrumentet në tryezë për të frenuar përhapjen dhe mbajtur virusin larg. Duam ta bëjmë këtë në bashkëpunim me komunitetin e Madridit”, deklaroi Sanchez.
Ndërkohë, vende të ndryshme nga Europa lindore po raportojnë rritje rekord. Rusia tejkaloi kuotën e 11 mijë infektimeve të enjten, një nivel i barabartë me pikun e verifikuar në maj,, por qeveria nuk ka në plan masa kufizuese.
Ndërsa Polonia e ka bërë përdorimin e maskës në publik të detyrueshme duke nisur nga e shtuna, pasi arriti 4.280 raste në një ditë.
Po ashtu Republika Çeke njoftoi mbylljen e komplekseve sportive dhe kulturore për dy javë duke filluar nga e hëna, për shkak të situatës shëndetësore.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta