COVID-19 shtyn ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy në Los Anxheles

6 Janar 2021 | 09:22

Ceremonia e ndarjes së çmimeve Grammy për vitin 2021 nuk do të mbahet në janar si çdo vit, për shkak të shtimeve të fundit të rasteve të coronavirusit në SHBA.

Shfaqja e përvitshme është parashikuar të mbahet më 14 mars, sipas një deklarate të fundit të agjencisë që transmeton ceremoninë. Në deklaratë thuhej se ky vendim ishte arritur pas disa bisedave të gjata me ekspertët e shëndetësisë.

“Situata e rënduar e COVID-19 në Los Anxheles, ku shumë spitale kanë arritur kapacitetet maksimale të pacientëve, si dhe udhëzimet e ekspertëve detyruan që ceremonia të shtyhej. Asgjë nuk është më e rëndësishme se shëndeti dhe siguria e të gjithëve që punojnë për produksionin e shfaqjes”, thuhej në deklaratën e tyre.

“Ne duam të falenderojmë të gjithë artistët e talentuar, stafin dhe veçanërisht artistët e nominuar këtë vit për mirëkuptimin, durimin dhe vullnetin për të punuar me ne edhe gjatë këtyre kohëve të vështira”, shpjegohej në deklaratë.

Të paktën gjashtë persona vdesin çdo orë në Los Anxhelos si pasojë e coronavirusit. Vendi ka regjistruar mbi 11,000 viktima, të cilat përbëjnë 40% të të gjithë vdekjeve në SHBA.

 

Lexoni gjithashtu:

Vdes aktorja e njohur Tanya Roberts

Një ditë me Adrian Pacin, videoartisti flet për Arthouse dhe krijimtarinë e tij

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026