COVID-19: Suedia heq kufizimet, Rusia raporton shifra rekord të viktimave
Suedia hoqi shumicën e kufizimeve të COVID-19 të mërkurën, pavarësisht rritjes së infektimeve.
Kufizimet për grumbullimet apo distancën sociale, si dhe kufizimet për ata që marrim pjesë nëpër tubime u hoqën.
Këshillat e Agjencisë Shëndetësore për të punuar nga shtëpia u hoqën gjithashtu.
Suedia në fakt i ka shmangur bllokimet e forta gjatë gjithë pandemisë.
Ndërkohë, Portugalia njoftoi se do të përfundojë procesin e vaksinimit të udhëhequr nga ushtria pasi të ketë arritur objektivin e saj të vaksinimit të plotë të 85% të popullsisë.
Së bashku me rritjen e numrit të injektimeve, shkalla e infeksionit dhe shtrimet në spital kanë rënë në nivelin më të ulët për gati 18 muaj.
Portugalia mund të heqë shumicën e kufizimeve të mbetura të pandemisë muajin e ardhshëm.
Ndërkohë, vdekjet e konfirmuara nga COVID-19 sapo kanë arritur një rekord tjetër në Rusi me 857 vdekje të reja të njoftuara të mërkurën.
Shkalla e vaksinimit të Rusisë mbetet e ulët me vetëm 28% të 144.4 milion banorëve të vaksinuar plotësisht.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta