Covid-19 zbeh festimet e 30-vjetorit të bashkimit të Gjermanisë

3 Tetor 2020 | 17:37

Gjermania kujton sot 30-vjetorin e ribashkimit pas Luftës së Ftohtë me festime të zbehta për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ribashkimi ndodhi më 3 tetor 1990, pothuajse një vit pasi gjermanët rrëzuan murin e Berlinit duke i dhënë kështu fund një ndarjeje prej katër dhjetëvjeçarësh e diktuar nga marrëveshjet e shteteve që e fituan Luftën e Dytë Botërore.

Lindja drejtohej nga një udhëheqje komuniste me ndikim nga Bashkimi Sovjetik, ndërsa Perëndimi nga një organizim federativ të ndikuar nga Franca, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara.

Kancelarja Angela Merkel, e cila ka jetuar një pjesë të rinisë së saj në Gjermaninë Lindore, iu drejtua parlamentit duke theksuar se “gjatë këtyre 30 viteve, vendi ka arritur shumë gjëra”.

“Ia kemi dalë mbanë të ulim ndjeshëm dallimet në kushtet e jetesës mes lindjes dhe perëndimit të Gjermanisë,” – u shpreh ajo, – “por ndryshimet strukturore mbeten, ndaj nevojiten përpjekje të tjera”.

Merkel u shpreh me zemërim për faktin se festimet do të ishin të zbehta krejt ndryshe nga çfarë meriton kjo datë.

Festimet zyrtare u organizuan nga Presidenti Frank-Walter Steinmeier në zonën e Potsdamit në rrethinë të Berlinit. Pati rreth 230 të ftuar, pothuajse një e pesta e asaj nga çfarë ishte parashikuar më parë.

“Bashkimi ynë është një bashkim në lirinë dhe diversitetin, një bashkim të cilin Gjermania duhet ta përkufizojë në terma evropianë. Ne vendosëm kundër qasjeve nacionaliste, për një Gjermani evropiane. Kjo është rruga që ne duam të vazhdojmë,” – u shpreh Steinmeier teksa më pas shtoi se “pas tre dhjetëvjeçarësh vendi mbetet në një paradoks”.

Për paradoksin Presidenti iu referua faktit se “pavarësisht se po jetohet në kohën më të mirë të Gjermanisë” vendi mbetet me dallime për sa i përket rajoneve.

Tridhjetë vjetorin e bashkimit e Gjermanisë e uruan zyrtarë të lartë shtetesh por dhe nga Bashkimit Evropian, si Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel, i cili tha në Twitter se “bashkimi gjerman i dha udhë zgjerimit të unionit duke ndërtuar vlera të lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut”.

Mes udhëheqësve që uruan ishte dhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta. Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u shpreh se “3 nëntori 1990 ishte moment kyç për Gjermaninë, Evropën dhe mbarë botën”.

Nga ana tjetër, Kremlini zyrtar bëri me dije mbrëmejn e së shtunës, se Presidenti rus Vladimir Putin i kishte dërguar një letër urimi Presidentit gjerman Steinmeier dhe kancelares Merkel.

Në letër Putin citohet t’i ketë shprehur udhëheqësve gjermanë se “bashkimi ishte tejet i rëndësishëm për historinë e Evropës”. 

Lexoni gjithashtu:

Presidenti Meta mesazh urimi homologut gjerman me rastin e 30-vjetorit të Bashkimit të Gjermanisë

30-vjetori i bashkimit të Gjermanisë, ambasadori Zingraf thirrje politikanëve: Bëhuni të përgjegjshëm, deri më 25 prill nuk ka shumë kohë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026